Ja cilat jane pyetjet me te sikletshme qe mund t’ju beje femija juaj

0 0

Shpesh herë fëmijët mund t’i drejtojnë prindërve pyetje të sikletshme, përgjigjja e të cilave mund të jetë e vështirë për t’u dhënë. Kush është ai prind që nuk është ndier në ankth ndërsa fëmija i tij i ka drejtuar pyetjen “si lindin fëmijët”, “si vdes njeriu”, “përse sëmuremi”, “po babagjyshi i vitit të ri ekziston vërtet”, “pse duhet të shkoj në shkollë”? Pyetje të tilla janë me të vërtetë të sikletshme për prindërit, të cilët shpesh herë nuk dinë çfarë përgjigje të japin.
Një studim britanik ka nxjerrë përfundimin se në përgjithësi fëmijët i bëjnë prindërve rreth 288 pyetje në ditë, pra me një mesatare prej 23 pyetjesh në orë. Në rastet kur fëmija bën pyetje të sikletshme, mund të ndodhë që nëna ta dërgojë të marrë përgjigje tek babai dhe anasjelltas. Apo nuk na ka ndodhur kjo shumë prej nesh?
Sipas një studimi të bërë, mësohet se me kurioze janë vajzat, dhe kryesisht ato të moshës 4-vjeçare, të cilat sipas tyre mund të bëjnë edhe 390 pyetje në ditë. Dhe ndërsa me vajzat e kësaj moshe ndodh kjo, me djemtë e moshës 9-vjeçare ndodh e kundërta. Ata limitohen në rreth 144 pyetje në ditë. Nëse do të mendoheni në lidhje me mënyrën që fëmijët ju pyesin do të kujtoni se ndërsa kanë qënë të vegjël kanë pasur një mënyrë më të thjeshtë dhe më të pafajshme së të pyeturit, gjë e cila ka ardhur duke u ndërlikuar me rritjen e tyre, duke bërë që shpesh prindërit të ngelen të bllokuar para tyre.
Megjithatë prindërit duhet të dine se edhe ky aspekt ka përparësitë e veta. Megjithatë ju prindër duhet të dini se dhënia e përgjigjeve është dicka në favorin tuaj. Ndoshta po mendoni si është e mundur kjo? është e mundur falë stërvitjes që i bëni trurit dhe neuroneve tuaja duke qënë se ajo përgjigje nuk është edhe aq e thjeshtë për t’u formuluar. Madje mund të themi se kjo stërvitje që truri dhe neuronet tuaja marrin është më e dobishme se veprimet matematikore apo lojërat që vendosin trurin në lëvizje.
E dini se ndonjëherë prindërve ju duhet të bëjnë kërkime në internet për të gjetur përgjigjen e duhur?
Sipas një studimi mendohet se 82% të nënave i drejtohen Wikipedia-s për të kërkuar informacione në lidhje me përgjigjen që ju duhet.
Ajo që është më e rëndësishme është që prindërit duhet të dinë të përgjigjen në mënyrën e duhur në lidhje me disa pyetje specifike që fëmija mund t’i bëjë në lidhje me seksin, vdekjen, si edhe disa kuriozitete që fëmija mund të ketë, edhe pse shpesh pyetje të tilla të bëra në publik mund të jenë edhe më të sikletshme. Në disa raste mund të ndodhë që fëmija të tregojë interes në lidhje me veprime të caktuara që personat mund të bëjnë në rrugë, duke u përpjekur të marrë nga ju një shpejgim llogjik të asaj që është duke e parë. Sigurisht që është e thjeshtë t’i shpjegosh fëmijës se njerëzit hipin në urban për të shkuar në shtëpinë e tyre dhe për të shfrytëzuar këtë shërbim duhet të paguajnë një kosto të caktuar, pra kjo është arsyeja që ne kemi në dorë një biletë ndërsa jemi në autobus, por sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë t’i përgjigjesh kuriozitetit të fëmijës në lidhje me atë ciftin që është ulur në autobus dhe që është duke shkëmbyer puthje. “Cfarë po bën ai xhaxhi”? Pra për prindërit shpesh gjërat mund të bëhen të vështira, madje edhe të bezdishme.
Ja disa prej pyetjeve më të sikletshme që fëmija mund t’i bëjë prindërve, për të cilat ndonjëherë heshtja është përgjigjja më e mirë.
1. Mund të shikoj nga del fëmija?;
2. Cfarë bën trupi pasi vdes?;
3. Përse në botë ka njerëz të këqinj;
4. Përse ndonjëherë feçet e mia janë shumë të lëngshme;
5. Përse njerëzit nuk kanë cfarë të hanë;
6. Pse linda unë;
7. Cfarë ka ai xhaxhi në fytyrë (personi mund të ketë një shenjë djegie në fytyrë);
8. Përse vdesim;
9. Babi çfarë je duke i bërë mamit;
10. Si qëndrojnë në ajër avionët;
11. Cfarë është ylberi;
12. Cfarë është seksi;
13. Ku shkojnë njerëzit pasi vdesin;
14. Ishte faji im?;
15. Ekziston zoti?;
Po për ju cilat kanë qënë pyetjet e fëmijëve që ju kanë vënë në siklet? Le të ndajmë së bashku eksperiencat tuaja.

Lexo dhe:Si t’i menaxhoj të gjitha pyetjet e fëmijës sim kurioz?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X