Vajza viktimë e bullizmit, nëna poston foton e saj në spital

0 0

Bullizmi është një fenomen që po përhapet gjerësisht ditët e sotme, veçanërisht në shkolla. Për fat të keq edhe fëmijët e vegjël bien viktima të bullizmit dhe kjo shkakton që ata të rriten me probleme dhe çrregullime të sjelljes. E gjithë kjo ndikon edhe në gjendjen fizike. Carrie Golledge, një nënë angleze ka publikuar një foto shokuese të vajzës Sofia, vetëm 6 vjeçe. Fëmija ishte pre e bullizmit , gjë që e preku edhe fizikisht rëndë. Nëna ka zgjedhur të publikojë foton vetëm për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Sofia kishte qenë në shënjestër nga një shok klase i cili i tha asaj se çfarë të bënte, çfarë të hante dhe e ndaloi të luante me vajzat e tjera. Vajza e vogël u përpoq t’i tregonte dramën e saj mësuesve, por ata e minimizuan situatën dhe e akuzuan atë për shpikjen e gjithçkaje për të qenë qendra e vëmendjes.

Për këtë neglizhencë, situata arriti një pikë vërtet dramatike.

Sofia filloi të përjetojë në ankth dhe ndaloi së ngrëni.

“Kjo është viktimë e bullizmit, kjo është vajza ime 6 vjeçare në spital për shkak të ngacmimit.

Kjo është vajza ime, e cila, edhe pse është e sëmurë, nuk dëshiron që dikush të futet në telashe.

Kjo është vajza ime që ka ndalur së ngrëni, a cila qau derisa i mbaruan lotët e që ka vjellë 20 herë në orë gjatë natës.

Kjo është vajza ime, shoku më i mirë i të cilës ka abuzuar emocionalisht me të.

Kjo është vajza ime që ngeli në spital për shkak të ankthit.

Kjo është vajza ime, e cila gjithashtu është tallur nga prindërit e shokut të saj, sepse ajo “ka një zemër të pastër”.

Kjo është vajza ime që i ka ekspozuar problemet e saj në shkollë, duke marrë përgjigje se “6 vjeçarët janë fëmijë”.

Kjo është vajza ime aq e zhgënjyer nga shkolla saqë do ta ndryshojë atë.

Kjo është vajza ime, një nga shumë që po kalojnë gjithë këtë.

Kjo është vajza ime historia e së cilës është shtrembëruar dhe manipuluar nga njerëzit që kishin detyrë ta mbronin atë në shkollë.

Kjo është vajza ime që nuk dëshiron që kjo të ndodhë me dikë tjetër.

Ju lutemi na ndihmoni duke ndarë historinë tuaj. Tregoni asaj mbështetjen që shkolla e saj nuk ishte në gjendje t’i jepte”, – ka shkruar nëna e gjashtë vjeçares.

Lexo edhe: Bullizmi, pasojat dhe si mund ta ndalojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X