Në pamje të parë, ndoshta nuk do ta kategorizonit burrin tim si feminist.
Me mjekrën e tij të errët, me zë të lartë, me kokën e tij tullace, ai nuk duket aspak i tillë.
Por pas kësaj pamjeje fshihet thellë një njeri i ëmbël, i butë, feminist dhe mendje hapur.
E gjitha kjo i atribuohet vajzës sonë Ella, që e di shumë mirë se çfarë do dhe e transformoi tim shoq në një feminist.
Kur e takova për herë të parë burrin tim në shkollë të mesme ai ishte shumë larg të qenit feminist. Me kalimin e kohës, ai mësoi më shumë për mua, sfidat dhe diskriminimin që ndjenin vajzat. Kështu u bë i vetëdijshëm për kuptimin pozitiv të të qenit feminsit, por ende nuk ishte një i tillë.
Unë mund të flisja sa të doja për të dretjat e grave, por ai nuk më ndjeu asnjëherë thellë në shpirt deri në mometnin që u bë babai i Ellës.
Ishte si një kalim i menjëhershëm, tani që e kishte zemrën jashtë trupit të tij, të mishëruar tek një vajzë, pikërisht bija e tij. Papritmas, ai filloi ta merrte si fyerje personale nëse dikush diskriminonte vajzat dhe gratë. Ai ndiente krenari për femrat.
Shkurt, u bë feminist.
Ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë një lidhje e pamohueshme mes baballarëve dhe vajzave. Kurrë nuk e kuptoja këtë ndjenjë më parë, deri në momentin që linda vajzën dhe i pashë ata të dy bashkë. Duket sikur humbasin në botën e tyre. Është ndenja më e çmuar për mua si nënë dhe aq më tepër kur dëgjoj burrin tim të flasë e të luftojë për të mbrojtur të drejtat e grave.
Tani flasim çdo ditë për barazinë gjinore në familje. Nuk ka punë për vajza e punë për djem, ka vetëm detyra që duhet t’i plotësojë kush të mundet në familje për të mirën e përbashkët.
Burri im gatuan, pastron dhe luan me vajzën. Ai gjithashtu punon në garazh dhe do të mësojë edhe vajzën ta bëjë këtë. Po djali ynë? Ai gjithashtu merr fshesën për të fshirë.
Barazia nuk është vetëm për të vlerësuar vajzat tona, por diçka që si djemtë ashtu edhe vajzat e meritojnë.
Burri im e di tashmë se fëmijët janë të lirë e të plotësuar kur i zgjedhin punët në bazë të interesave të tyre, jo vetëm në bazë të gjinisë.
Një botë ku vajzat janë të forta, ku djemtë mund të qajnë dhe ku burrat janë feministët më të zjarrtë.
Pikëpamja ime?
Mendoj se është vërtet forma më e lartë e burrërisë mbështetja ndaj grave e të drejtave të tyre dhe nuk duhet të turpërohen të bëjnë “punë grash” si gatimi dhe pastrimi.
Barazia gjinore në rang global fillon me gjëra të vogla, fillon me ne.
Lexo edhe: Femijet dhe perkatesia gjinore
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu