Ushtrimet fizike ndihmojnë për trajtimin e depresionit, por pse nuk funksionojnë për disa?

Ushtrimet janë ilaç i mirë për depresionin, raportojnë studiuesit.




0 0

“Provat e ‘përdorimit’ të veprimtarisë fizike dhe ushtrimeve për menaxhimin e depresionit janë thelbësore dhe po rriten gjithnjë e më shumë,” thanë autorët e studimit nga Universiteti Federal i Santa Maria në Brazil, dhe nga King’s College London.

“Përkundër kësaj dëshmie thelbësore, përfshirja e ushtrimeve si një komponent kryesor në trajtimin e depresionit shpesh është jo konstante dhe shpesh u jepet një përparësi më e vogël,” shtuan ata.

Studiuesit analizuan 49 studime që përfshinin gjithsej afro 267.000 njerëz dhe arritën në përfundimin se aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e depresionit me 17%, pas rregullimit të faktorëve të tjerë.

Ata gjithashtu ekzaminuan 25 studime të tjera që përfshinin gjithsej afro 1.500 persona me depresion dhe zbuluan se aktiviteti fizik kishte një “efekt antidepresiv shumë të madh dhe domethënës”, sipas raportit.

Por studiuesit vunë në dukje se ushtrimi mund të mos sigurojë trajtim në mënyrë të barabartë për të gjithë personat me depresion, sepse një numër i madh i faktorëve biologjik, klinik, psikologjik dhe social ndikojnë në përgjigjen e tyre ndaj terapisë ushtrimore.

Njohja e kësaj mund të ndihmojë që të përputhet “pacienti i duhur për trajtimin e duhur”, thanë ata.

Përfundimet u botuan në numrin e gushtit të revistës Medical Medicine Reports.

Shumica e trajtimeve për depresionin përqendrohen në ilaçe antidepresive dhe psikoterapi. Ndërsa të dyja mënyrat mund të jenë efektive, ato gjithashtu kanë kufizime të konsiderueshme, sipas studiuesve. Vetëm rreth gjysma e njerëzve që marrin antidepresantë do të kenë një përgjigje klinike të rëndësishme, dhe jo të gjithë pacientët i përgjigjen psikoterapisë.

“Ka një njohje në rritje për sjelljet e jetesës, të tilla si aktiviteti fizik dhe ushtrimi, që kontribuojnë pjesërisht në rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe mund të jenë strategji të dobishme për trajtimin e depresionit, uljen e simptomave depresive, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përmirësimin e rezultateve shëndetësore.”

Lexo edhe: Nëse konsumoni fruta dhe perime do të vuani më pak nga depresioni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X