Ushqyerja me gji, 9 ushqimet qe i bejne mire femijes

0 0

Ndjekja e një diete të shëndetshme ushqimore gjatë gjidhënies është shumë e rëndësishme si për nënën edhe për fëmijën, i cili merr nëpërmjet qumështit të gjirit të gjitha elemenët e ushqimeve që nëna konsumon gjatë ditës. Duke marrë parasysh këtë fakt mund të themi se ushqyerja e nënës është thelbësore për të mundësuar një ushqyerje të shëndetshme të fëmijës së vogël, për këtë arsye është shumë e rëndësishme që nëna të dijë se cilat janë ushqimet që i bëjnë mirë fëmijës, dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumojë. Është shumë e rëndësishme që dieta e saj të përmbajë ushqime lehtësisht të tretshme dhe që përmbajnë vlera ushqyese.

Ushqyerja me gji, si ndikohet nga ushqyerja e nënës?

Le të shohim bashkë se cilat janë 9 ushqimet që i bëjnë mirë fëmijës që ushqehet me gji.
1. Drithërat

Kryesisht drithërat integrale të cilat kanë vlera të mëdha ushqyese. Ato janë shumë të pasura me vitamina dhe fibra, me antioksidantë dhe minerale, dhe mbi të gjitha janë një burim shumë i mirë i acideve yndyrore të shëndetshme.

2. Perimet
Nuk ka rëndësi nëse janë të gatuara apo të gjalla, e rëndësishme është të jenë të freskëta. Ato janë një burim shumë i mirë vlerash ushqyese dhe fibrash natyrale, shumë të rëndësishme për një ushqyerje të shëndetshme. Është shumë e rëndësishme që ato të konsumohen çdo ditë, duke qënë se krahas benefiteve në procesin e gjidhënies, kanë benefite edhe në mbrojtjen e organizmit nga qelizat tumorale.

3. Mishi i bardhë
Pula dhe gjeli i detit janë shumë të pasura me proteina dhe aminoacide, element të cilat janë shumë të rëndësishme përsa i përket aftësive të tyre për të larguar toksinat nga trupi. Gjithashtu ato kanë rëndësi edhe për një ecuri të mirë të metabolizmit, duke qënë se janë lehtësisht të tretshme, nuk përmbajnë shumë yndyrë (gjë që mishi i kuq nuk e ofron) si edhe janë shumë ta pasura me hekur.

4. Peshku
Peshku duhet të jetë një ushqim që duhet të përdoret shumë shpesh nga nëna gjidhënëse, duke qënë se ai është shumë i pasur me protein dhe yndyrna të mira, të cilat kanë përqëndrim të lartë të omega-3, i cili është shumë i rëndësishëm për mirëqënien e organizmit. Peshku përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, kryesisht vitaminë A, por edhe B dhe D.

5. Vezët
Veza përmban kolinën, e cila është një substancë shumë e rëndësishme për një zhvillim të mirë të trurit të fëmijës. Një nënë që ushqen fëmijën me gji ka nevojë për rreth 550 mg në ditë të kësaj substance.

6. Bulmeti
Kosi, djathërat, nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, janë një burim shumë i mirë kalciumi për të porsalindurin. Kini kujdes: mësoni nëse fëmija juaj është alergjik ndaj qumështit dhe prodhimeve të tij.

7. Ushqimet bishtajore
Këto ushqime janë shumë të pasura me protein, dhe mund të konsumohen në vend të mishit ose prodhimeve të qumështit. Janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe karbohidratesh, të cilat i japin nënës energjinë e duhur, si edhe kanë një sasi të madhe fibrash.

8. Cajrat
Përdorimi i tyre mund të ndikojë pozitivisht në shtimin e qumështit të gjirit.

9. Uji dhe lëngjet e tjera
Nëna që ushqen fëmijën e saj me qumësht gjiri duhet të konsumojë rreth 2-3 lt lëngje në ditë, dhe kryesisht ujë. Ju gjithashtu mund të konsumoni edhe lëngje frutash të freskëta.
Nëna duhet të marrë gjatë ditës sasinë e nevojshme të kalorive, sasi e cila është 2500, pra rreth 500 më shumë se ajo e një gruaje që nuk ushqen fëmijën me gji. Mbani mend se nuk ka rëndësi sasia e ushqimit, por cilësia e tij.
Lexoni edhe: Ushqimet qe duhet te evitoni gjate gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X