Të konsumosh ushqime të shëndetshme në shtatzani nuk nënkupton të kalosh një vakt por të plotësosh nevojat e organizmit me vitamina dhe minerale, me elementë tepër të rëndësishëm, ndër të cilët më e rëndësishmja është beta-karoteni pasi stimulon zhvillimin e mirë të qelizave të fëmijës, shikimin dhe sistemin imunitar, vitamina C, kaliumi (kontrollon presionin e gjakut), acidi folik etj. Nuk duhet të harrojmë edhe rëndësinë e fibrave që gjenden në frutat dhe perimet të cilat do të parandalojnë edhe shfaqjen e hemorroideve.
Por një nga frutat më të rekomanduara për një grua shtatzënë është edhe kajsia. Përbërja e kajsive ka një shkallë të lartë të mineraleve, vitaminave dhe hekurit. Gjithashtu është e pasur me kalçium, kalium dhe fibra. Natyrisht, si në të gjitha llojet e ushqimit, konsumimi i tepërt nuk të bën mirë për shëndetin.
Ushqimi në shtatzëni
Gjatë shtatzënisë është e rëndësishme të keni një dietë të balancuar. Mbajtja e një diete të shëndetshme dhe zgjedhja me kujdes e produkteve ushqimore ndikon pozitivisht në shtatzani. Por vetë dieta krijon shqetësime, lidhur me faktin se ne duam të jemi të sigurt në atë që hamë gjithashtu edhe në sasinë e duhur që duhet të marrim.
Por gjatë shtatzanisë pikëpyetja më e madhë është: Duhet të ha vetëm për vete apo të mendoj për dy?
Ekspertët e shëndetit thonë se dyfishimi i sasisë nuk është i nevojshëm, sepse gjatë shtatzanisë trupi është në gjendje të absorbojë më shumë lëndë ushqyese. Prandaj rekomandohet të konsumohet sa më shumë perime dhe fruta të cilat janë pasura me vitamina dhe fibra. Gjithashtu ato janë një aleat i madh kundër kapsllëkut dhe ndihmojnë në parandalimin e hemorroideve dhe të jesh sa më e hidratuar.
Ushqyerja gjatë shtatzënisë
Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të mëndoni vetëm për shijet tuaja. Për këtë arsye rekomandohet një dietë e shëndetshme dhe e larmishme duke shmangur ushqimet e konservuara dhe fast- food. Ushqimet që duhet të konsumoni në shtatzani për të plotësuar nevojat e nënës dhe të fetusit janë: Karbohidratet të cilat janë burimi kryesor i energjisë ku mund t’i merrni nga produktet e mishit, peshkut dhe perimeve.
Një produkt tjetër është qumështi me të gjitha nënproduktet e tij.
Frutat gjatë shtatzënisë
Frutat gjatë shtatzënisë janë një ushqim i domosdoshëm në dietën e përditshme të një gruaje. E këshillueshme është që ta hahen fruta të freskëta dhe të sezonit. Të gjitha llojet e frutave kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e të gjithëve. Por tek nënat shtatzanë do të ishte mirë të kishte kufizim tek ato lloj që kanë një përmbajtje të lartë sheqeri të tilla si rrush, fiq ose banane. Llojet më të përshtatshme të frutave në sezonin e verës janë: shalqi dhe pjepër, të cilat të ndihmojnë në hidratim dhe janë shumë të mira për ditët e nxehta.
Kujdes! Përpara se të konsumoni çdo lloj fruti lajini me kujdes sepse përmbajnë pesticide dhe nuk bëjnë mirë për shëndetin e fëmijës në bark.
Lexo edhe: Ushqimet qe ulin fertilitetin tuaj
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu