Ushqyerja e femijes, 7 nga 10 prinder gabojne

0 0

Shumë prej prindërve gabojnë në lidhje me ushqimet e para që i prezantojnë fëmijës. Por nuk duhet të anashkalojmë edhe faktin se 6 nga 10 prindër ndihen shumë në ankth në lidhje me këtë moment.
Një studim i kryer në lidhje me ushqyerjen
Të dhënat na vijnë nga një qendër që mban emrin “Edelman Intelligence” e cila është nën kujdesin e firmës Mellin (produkte ushqimore bebesh). Ky studim ka pasur si qëllim të kuptuarin e mënyrës së sjelljes së prindërve në momentet e para të prezantimit të ushqimeve të ngurta.
Prindërit kryejnë shumë gabime
Edhe pse në pamje të parë duket se të gjithë prindërit kërkojnë të ushqejnë fëmijën e tyre në mënyrën e duhur, sipas studimeve 7 nga 10 prindër i japin bebeve të njëjtat ushqime që konsumon e gjithë familja, dhe vetëm 30% e tyre i jep bebes ushqime të posaçme.
Gabimi më kryesor
Prindërit bëjnë një gabim shumë të madh në këtë moment. Ata nuk i japin rëndësinë e duhur prejardhjes së një ushqimi që është duke ngrënë fëmija por sasisë së tij.
Për më shumë qartësi
Prindërit në radhë të parë duhet të shikojnë prejardhjen e atij ushqimi si edhe proceset nëpër të cilat ai ka kaluar derisa ka ardhur në familje. Nëse ju do të përdorni ushqime homogjenizat (kavanoza) duhet të kontrolloni gjithmonë më parë etiketat e tij në mënyrë që të siguroheni që ai të jetë i përshtatshëm për moshën e fëmijës. Nëse ushqimet do t’i përgatisni në shtëpi duhet të keni parasysh kalendarin e prezantimit të frutave dhe perimeve në mënyrë që të mos e mbingarkoni organizmin e fëmijës, duke e ekspozuar edhe ndaj produkteve që konsiderohen si burim alergjie.

Lexoni edhe: Ushqyerja e femijes, me cilat fruta duhet te filloje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X