Ushqime te gatshme apo te pergatitura ne shtepi?

0 0

Sot në treg për fëmijë mund të gjesh mjaft prodhime të gatshme, me një ambalazh shumë të bukur, me figura tërheqëse të foshnjave të lumtura dhe që thonë se ky produkt i ka të gjitha ato që i nevojiten bebit. Industria e ushqimeve për fëmijë sot është mjaft e zhvilluar. Këto produkte janë produktet e homogjenizuara, (që duhet të themi se nuk janë shumë të lira) me përmbajtje të ndryshme, si mishi, djathi, perimet dhe frutat e gatshme. Tashmë gjenden mjaft lloje ushqimesh për çdo grupmoshë, të përshtatura për dhëmbët e fëmijës. Mos u trembni. Kini parasysh se asnjera prej këtyre mrekullive nuk është më e mirë se ato që keni përgatitur në shtëpi.

Çfarë përmbajnë këto kavanoza?

Këto lloj ushqimesh të cilat zakonisht shiten në pako, apo vazo të vogla qelqi, janë të pëlqyeshme për prindërit, sepse janë të gatshme për t’u përdorur, të ndara në racione, sipas sasisë që kërkon të hajë bebi, veçanërisht kur ju ndodheni jashtë shtëpisë dhe nxitoni. Po kështu ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe proteina, për të cilat bebi ka nevojë, si dhe janë të pastra higjienikisht. Ato lehtësojnë muajt e parë, kur ju filloni ushqyerjen e ngurtë. Kanë përmbajtjen e përsosur për bebin, dhe përmbajtja e vetëm një lloj ushqimi i bën më pak alergjike. Sigurisht jo gjithçka që shitet si ushqim i mirë për bebin, është vërtet i mirë për të. Ka mundësi që nëse bebi është mësuar me ushqimet e përgatitura nga ju në shtëpi (të cilat gjithmonë janë më të mira se ato të homogjenizuara), të mos ta pëlqejë shijen e këtyre të fundit. Kur të bleni në treg ushqime të tilla, ndiqni me kujdes udhëzimet e përgatitjes dhe kontrolloni shishet apo paketat që mos të jenë të dëmtuara, të hapura etj. Lexoni me kujdes etiketën dhe përmbajtjen, për të zgjedhur ushqimin e përshtatshëm për moshën e fëmijës tuaj dhe për fazën e ushqyerjes në të cilën ai ndodhet, si dhe për të mësuar nëse përmban sheqerna, që nuk janë të nevojshme dhe dëmtojnë organizmin e fëmijës tuaj. Sot me ligjin për Ushqimin, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar, duhet që të gjitha etiketat e këtyre ushqimeve të jenë të shkruara në gjuhën shqipe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X