Ushqimet që na zgjasin jetën

0 0

Ka shumë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësi, të cilët ne nuk i kemi nën kontroll, por ka shumë faktorë të tjerë që mund t’i vëmë në funksion të një jete më të shëndetshme e më të gjatë. Disa mënyra për të shtuar vite në jetën tonë janë aktiviteti fizik, gjumi, menaxhimi i stresit dhe dieta e shëndetshme.

Ushqimet që na zgjasin jetën

Familja e arrave, bajameve, lajthive, kikirikëve

Dy studime të mëdha nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit zbuluan se sa më shpesh të haheshin këto produkte, aq më shumë ulej rreziku për të vdekur në moshë të re. Njerëzit që hanin arra, bajame, kikirikë etj kishin 20% më pak shanse të vdisnin nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Ato përmbajnë yndyra të pangopura, fibra, folat, vitaminë E, kalium, magnez, kalcium dhe antioksidantë si karotenoidet dhe flavonoidet.

Drithëra

Shtimi i tyre në dietën tuaj ul me 9% rrezikun e vdekjes nga problemet e zemrës. Hulumtuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak të lëndëve ushqyese si fibra, vitamina B, vitamina E dhe magnezi.

Ushqime me erëza

Një studim i më shumë se 450,000 burrave dhe grave kineze zbuloi se ata që hanin ushqime me erëza 6 ose 7 ditë në javë kishin një rrezik 14% më të ulët të vdekshmërisë se ata që i konsumonin këto ushqime njëherë në javë ose më rrallë. Përbërja që i bën këto ushqime pikante, vepron si një antioksidant, lufton inflamacionin, mund të përmirësojë sheqerin në gjak dhe mund të luajë një rol në luftën kundër obezitetit dhe kancerit, thonë autorët e studimit.

Alga deti

Hulumtimet tregojnë se përbërësit e algave kanë efekte kundër kancerit.

Lexo edhe: Nuk do ta besoni, por keto ushqime rrisin jetegjatesine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X