Nuk do ta besoni, por këto ushqime rrisin jetëgjatësinë

0 0

 

Karbohidratet nuk dëmtojnë shëndetin tuaj, përkundrazi ju zgjasin jetën! Ky është rezultati i një studimi amerikan të Brigham dhe Spitalit të Grave në Boston, të botuar në revistën e Shëndetit Publik.

Studimi zgjati 25 vjet

Studiuesit filluan me të dhëna nga një mostër shumë e madhe që kishte marrë pjesë në një studim tjetër të quajtur “Rreziku i arteriosklerozës” në Studimet e Komuniteteve. Autorët shpjegojnë se personat u ndoqën për 25 vjet u bë një pyetësor për zakonet e të ushqyerit.

Nga të dhënat e analizuara, doli që:

  • rritja e vdekshmërisë është regjistruar në rastet e një diete të ulët me karbohidrate (më pak se 40% të energjisë së përgjithshme), gjithashtu edhe në rastet e një konsumi shumë të lartë (mbi 70%);
  • rreziku më i ulët i vdekshmërisë është shoqëruar me konsum të moderuar, ndërmjet 50% dhe 55% të totalit të energjisë;
  • nga mosha 50 vjeçare jetëgjatësia mesatare mund të rritet për ata që kanë një konsum të moderuar të karbohidrateve.

Ushqimi ndikon në jetëgjatësi

Prandaj, ky hulumtim tregon se edhe lloji i dietës ndikon në jetëgjatësi. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se dietat me pak karbohidrate, të cilat zëvendësojnë karbohidratet me proteina dhe yndyra janë gjithnjë e më popullore, por të dhënat sugjerojnë se këto dieta shoqërohen me jetëgjatësi më të ulët.

Lexo edhe: Dieta me superkarbohidrate






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X