Dieta me super karbohidrate

0 0

Njerëzit duket se besojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me karbohidrate është e barabartë me fitimin e peshës dhe dietat e ulëta në karobhidrate ndihmojnë në heqjen e saj. Por dietologët duket se kanë zbuluar një dietë të re, e cila quhet dieta me superkarbohidrate. Dieta nuk rekomandon që të hani vetëm karbohidrate, por hartuesi i saj, Harper thotë se çdo vakt apo ushqim që ju konsumoni duhet të përbëhet nga 40% proteina, 30% yndyrna dhe 30% karbohidrate.

Sipas këtij raporti, nuk jeni duke ngrënë një sasi shumë të madhe karbohidratesh. Por karbohidrat që hani duhet të jenë “super” në kuptimin që ata janë të dendura me fibra, kështu që ushqejnë trupin dhe treten ngadalë.

Pasi pësoi një sulm në zemër në shkurt të vitit 2017, ai krijoi dietën me super karbohidrate për t’u siguruar që po merrte ushqyesit e nevojshëm për të ruajtur peshën e tij dhe për t’u rimëkëmbur, shpjegon Harper.

Për Harper, një ditë tipike në dietë përbëhet nga tre vakte standarde dhe një meze e lehtë. Për mëngjes, ai bën një sanduiç me vezë e bukë, kur afron dreka ha gjoks pule të pjekur në skarë, një të katërtën e një avokadoje, perime të pjekura dhe oriz ngjyrë kaf. Për vaktin e fundit të ditës, Harper zgjedh mish të kuq ose peshk, oriz ngjyrë kaf dhe pasta me shumë perime.

Udhëzimi i tij numër një është që ushqimet të jenë sa më pak të përpunuara.

“Zgjidhja nuk është të heqni plotësisht karbohidratet, por të zgjidhni ato që janë  të pasura me lëndë ushqyese, në sasi që do të digjen dhe përdoren nga trupi, bazuar në nivelin e aktivitetit tuaj dhe kërkesën për “karburant”. Ideja është të gjeni një ekuilibër që edhe të humbni peshë, por pa privuar trupin nga lëndët ushqyese që i nevojiten”.

Lexo edhe: A mund te ndjek nje diete me pak karbohidrate ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X