Ushqimet fast food dhe lidhja e tyre me astmën

0 0

Ushqimi fast food nuk është i shëndetshëm, kjo tashmë dihet. Ne e dimë se këto ushqime mund të çojnë në obezitet, rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Risia është se gjasat për zhvillimin e astmës dhe sëmundjeve të frymëmarrjes rriten gjithashtu nga kosnumi i ushqimeve fast food.

Hulumtim kinez

Janë hulumtuesit kinezë të Universitetit të Sichuanit të cilët kanë analizuar 16 studime të kryera më parë; dhe ka rezultuar se ushqimet e shpejta rrisin rastet e astmës dhe sëmundjeve të tjera alergjike, të tilla si ekzema. Edhe në Azi, ashtu si në pjesën tjetër të botës, ushqimet e ngarkuara me karbohidrate dhe sheqerna të rafinuara me përqëndrime shumë të larta yndyrash të ngopura janë përhapur gjithnjë e më shumë. Hamburgeri, patataet e skuqura dhe në përgjithësi të gjitha ato që konsiderohen si fast food mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të astmës së rëndë nëse konsumohen të paktën tre herë në javë

Ky nuk është studimi i parë shkencor që lidh konsumimin e ushqimeve fast me rritjen e sëmundjeve të frymëmarrjes. Më parë, një studim i Zelandës së Re përfshinte 319 mijë të rinj të moshës ndërmjet 13 dhe 14 vjeç dhe 181 mijë fëmijë të moshave 6 dhe 7 vjeç dhe vërtetoi probleme të frymëmarrjes të lidhura me fast food.

A e dini se?

Në veçanti, yndyrat e ngopura që janë përgjegjëse për rritjen e rrezikut të astmës te fëmijët dhe adoleshentët që gjenden në ushqimet e shpejta të fast food-it, mund të ulin kapacitetin e sistemit imunitar.

Lexo edhe: Si ndikojne ushqimet fast-food ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X