Edhe pse e dimë që ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme jo vetëm në shtatzani, mund të ndodhë që të keni neps për një hot-dog, sanduiç, cheeseburger etj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ndryshojnë vetëm preferencat tuaja ushqimore por edhe pesha juaj, niveli i sheqerit në gjak, presioni i gjakut, etj. Dhe duhet të dini se ushqimi që ju konsumoni luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në ndryshimet e tjera që trupi juaj pëson si edhe në shëndetin e fëmijës.
Si ndikojnë ushqimet e fast foodit në shtatzani?
• Këto ushqime përmbajnë shumë kripë dhe majonez. Në këtë mënyrë ju rrezikoni që presioni i gjakut të rritet dhe për pasojë të vëreni fryrje të këmbëve, rritje të rrezikut për pre-eklampsi etj.
• Këto ushqime nuk përmbajnë fibra. Ky është një element shumë i rëndësishëm për ti dhënë trupit energji dhe për të favorizuar lëvizjen e zorrëve. Picat dhe ushqimet e tjera nuk këshillohen të konsumohen shpesh, madje përpiquni ti evitoni nëse mundeni.
• Nëse gjatë shtatzanisë nuk favorizohet lëvizja e mirë e zorrëve mund të rrezikohet çarja e qeses së bebit dhe për pasojë mund të përfundojë shtatzania.
• Nuk përmbajnë elementët ushqyes në sasinë e duhur. Edhe nëse përmbajnë perime apo mish, nuk është në sasinë që ju duhet ti merrni. Kështu ju do të ngopeni në atë vakt dhe nuk do të mund të merrni vitaminat apo mineralet.
• Përmbajnë sheqer dhe yndyrë. Pra mos mendoni se sheqerin e merrni vetëm nga ushqimet me shije të ëmbël. Këto ushqime do të ndikojnë negativisht në presionin e gjakut, do të rrisin të vjellat dhe të përzierat si edhe do të ndikojnë edhe në rritjen e kolesterolit në gjak si edhe në diabet.
• Fëmija do të rrezikohet së tepërmi për të qënë obez në moshë madhore duke qënë se sheqeri dhe yndyra e këtyre ushqimeve shkon direkt tek ai. Ai gjithashtu mund të ketë edhe probleme me zhvillimin.
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu