Ushqimet e përpunuara po rrisin rrezikun e alergjive

Nje nga arsyet e shtimit te alergjive ushqimore kohet e fundit mund te jete rritja e konsumit te ushqimeve te perpunuara. Ja ç’lidhje ka mes tyre




0 0

Dashuria e njerëzve për ushqimet e përpunuara mund të jetë një nga arsyet për rritjen e theksuar të alergjive ushqimore dekadat e fundit, sipas një studimi të ri.

Duke parë një grup fëmijësh të moshës 6 deri 12 vjeç, hulumtuesit nga Universiteti i Napolit Federico II zbuluan se fëmijët që kishin alergji ushqimore kishin nivele më të larta të ushqimeve shumë të përpunuara nën lëkurën e tyre sesa fëmijët me alergji respiratore ose ata që nuk kishin alergji.

Fajtorët e mundshëm quhen produkte të avancuara të glicatimit, ose AGEs.

Glicatimi është ajo që ndodh kur një molekulë sheqeri lidhet me një proteinë ose yndyrë nën kushtet e ngrohjes. Kjo ndodh kur një biftek merr ngjyrën kafe ose kur skuqni patate në vaj.

Me fjalë të tjera, ata janë të mirë nga aroma dhe shija, por jo gjithçka që është e shijshme, është e mirë për ju. Ushqimet me përpunim të lartë kanë tendencë të përmbajnë nivele më të larta të ABE-ve.

Ekzistenca e niveleve më të larta të ABE-ve në mesin e fëmijëve me alergji mund të çojë drejt një “lidhjeje që mungon” në modelet ekzistuese të alergjive ushqimore, sipas Dr. Roberto Berni Canani, një profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin e Napolit.

Një ekspert tjetër thotë se lidhja mund të jetë me të vërtetë, por faktorë të tjerë gjithashtu kontribuojnë.

“Studimet e mëparshme hodhën hipotezën se burimet dietike të ABE-ve – që gjenden zakonisht në dietat perëndimore – mund të kontribuojnë në përhapjen gjithnjë e më të madhe të alergjive ushqimore. Megjithatë, ka kontribues të shumëfishtë për incidencën në rritje të alergjisë dhe është e rëndësishme që të kuptojmë të gjitha mënyrat që mjedisi ynë ka formuar ndjeshmërinë ndaj alergjisë ushqimore “, tha një tjetër mjeke pediatre.

Pse ka më shumë alergji tani

Pavarësisht nga shkaku i saktë, realiteti është se alergjitë ushqimore janë shtuar gati 200 për qind në 20 vitet e fundit, sipas Dr. Tania Elliott, një bashkëpunëtore e studimit.

“Shkaku është menduar të jetë multifaktorial, duke përfshirë edhe gjenetikën dhe mjedisin,” thotë ajo.

Ka disa faktorë parësorë që mendohet të kontribuojnë në këtë rritje të incidencës alergjike.

Disa prej faktorëve që ndikojnë në shtimin e rasteve të alergjive ushqimore:

Koha e fillimit të ushqimeve. Vonesa në futjen e ushqimeve me rrisk të lartë të alergjive, të tilla si kikirikë dhe vezë, ka të ngjarë të kontribuojë në rritjen e alergjive ushqimore.

Hipoteza e higjienës. Tani jemi të pastër, duke përdorur sapunë antibakterialë dhe dezinfektues. Megjithatë, më shumë ekspozime ndaj mikrobeve mund të kenë ndihmuar sistemin tonë imunitar të bëhet më tolerant.

Ndryshimi i klimës. Mënyra se si kulturat rriten për shkak të ndryshimeve në temperatura mund t’i bëjnë ato më imunogjene dhe të provokojnë sistemin imunitar, duke çuar në zhvillimin e alergjive ushqimore.

Modelet dietike. Njerëzit në mbarë botën hanë ushqime më të përpunuara dhe më pak fruta dhe perime, gjë që ndikon mikrobiotikën në zorrë.

Gjenet dhe mjedisi. Kjo përfshin jo vetëm përbërjen gjenetike, por ekspozimin e nënave ndaj alergeneve, duke përfshirë dietën e nënës, ndotjen dhe kimikatet.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X