Kur një nënë angleze u kritikua për gjidhënien në publik, ajo kishte një përgjigje të pazakontë dhe agresive. Në momentin që dikush kritikoi nënën që po ushqente me gji duke i thënë të largohej që aty, ajo i shtrydhi qumështin në fytyrë.
Këtë histori e ka treguar vetë gruaja që i ka kërkuar nënës gjidhënëse të largohet.
“Për gruan (gratë) në parkun e Dartford, që mendojnë se është e përshtatshme të ushqesh aty fëmijën me gji. Nuk mendoj se ishte e nevojshme që të reagoje në atë mënyrë vetëm për shkak se të kërkova të shkoje në një vend privat. Veprimi yt ishte jashtëzakonisht i pakujdesshëm.”
“Unë shpresoj që të vijë turp nga vetja!”
Postimi i gruas mori shumë kritika. Ndërsa shumë ranë dakord se shtrydhja e qumështit ishte e panevojshme, ata argumentojnë se nëna kishte gjithë të drejtën për të ushqyer fëmijën e saj kudo që ajo zgjedh ta bëjë.
“Turp duhet të kesh ti për veten. Nëse s’të pëlqeu ajo që pe, le të ishe larguar ti”, – ka shkruar një komentuese.
“Ajo nënë po ushqente fëmijën e saj. Ishe ti që i ndërhyve, jo ajo ty”.
Edhe pse reagimi i nënës gjidhënëse, realisht ishte jo i pëlqyeshëm, edhe gruaja që i ka kërkuar të largohej që aty nuk duhej ta bënte një gjë të tillë. Asnjë veprim që vë në siklet nënat që ushqejnë me gji nuk është i pranueshëm.
Lexo edhe: E nxjerrin nga pishina se i dha gji femijes
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu