Një nënë australiane është gjendur përballë një situate shumë të sikletshme për të, që ka shkaktuar një reagim të ashpër nga ana e saj.
Sipas një postimi të Facebook ajo tregon se ndodhej në një pishinë ku kishte dërguar vajzën 4-vjeçare për të mësuar not dhe kishte marrë me vete fëmijën 10 muajsh.
Nënës i është dashur ta ushqejë me gji fëmijën e vogël teksa ndodhej në pishinë. Për këtë arsye, kujdestarët e pishinës i kanë tërhequr vëmendje dhe i kanë kërkuar të largohet.
Sipas tyre, ushqyerja me gji në atë ambient jo vetëm që është e palejueshme, por nga ana tjetër është edhe jo higjienike sepse fëmija mund të vjellë.
Nëna tregon se është hera i dytë që i ndodh kjo gjë në pishinë. Herën e parë ajo rrëfen se është ndjerë shumë e zenë ngushtë, ndërsa herën e dytë kuptoi se problemi nuk qëndronte tek ajo, por tek kujdestarët e pishinës, të cilët sipas saj kishin treguar injorancën e tyre pasi nuk ishin të informuar mbi një të drejtë që i takon çdo nëne.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të ndryshme, disa e kanë mbështetur e disa e kanë kritikuar, megjithatë, ajo i qëndron fort mendimit të saj.
Lexo edhe: “Nese shikoj edhe nje grua tejter qe ushqen me gji ne publik, do ia nxij syte”
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu