Urtikaria tek femijet, cfare eshte dhe perse shkaktohet

0 0

Urtikaria është një problem shumë i përhapur tek fëmijët dhe prek lëkurën. Ajo shoqërohet me fryrje të lëkurës në disa vende të ndryshme të trupit dhe faktorët që e provokojnë mund të jenë të ndryshëm si për shembull ekspozimi në diell gjatë stinës së pranverës dhe verës, konsumi i një ushqimi që shkakton alergji, etj.

A mund të konsiderohet një patologji?

Jo, urtikaria shkaktohet nga aktivizimi i sistemit imunitar, pra si një përgjigje e tij, pak a shumë si temperatura e cila nuk është një sëmundje por një tregues që në trup pa një problem.

Simptomat që shfaq

Në lëkurën e fëmijës shfaqen pulla të kuqe, dhe më pas, në fazën e dytë pullat do të bëhen më të ngritura dhe me ngjyrë më të hapur. Ky lezion shkaktohen nga lëshimi i histaminës, e cila është një substancë që shkakton fryrje dhe kruarje. Urtikaria nuk është ngjitëse, zgjat vetëm pak kohë dhe mund të shfaqet në një zonë tjetër të trupit.

Përse shfaqet urtikaria?

Ajo është shenja e aktivizimit të sistemit imunitar si pasojë e një alergjie. Megjithatë ajo mund të konsiderohet edhe si shenjë e aktivizimit të sistemit imunitar ndaj një infekson apo sëmundje, etj. Për ta vërtetuar duhet të shkoni tek mjeku.

Në rast se kemi të bëjmë me alergji, do të jetë e vështirë të gjendet shkaktari duke qënë se fëmija mund të jetë alergjik duke filluar nga pluhuri e deri tek patatja, pra ka shumë faktorë rreziku. Megjithatë si ushqimet që konsiderohen më të prirut të aktivizojnë lëshimin e histaminës janë domatet, toni i peshkut, luleshtrydhet, etj.

Sa zgjat?

Nëse është shkaktuar nga një alergji zakonisht zgjat pak kohë, pra mund të zhduket brenda 48-72 orëve edhe në mënyrë spontane. Në rast infeksioni duhet kuruar edhe shkaktari. Mjeku mund të përshkruajë një medikament që të larguar kruarjet dhe qetësuar simptomat.

Lexoni edhe: Dermatiti atopik përkeqësohet në verë, si ta trajtoni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X