Deshira e shume nenave eshte ta beje momentin e heqjes te cucos sa me pak dramatik per femijen. Shpesh kjo behet e veshtire sepse per femijen cuco konsiderohet si “ilac” qe qeteson dhimbjen dhe i fal momente qetesie dhe kenaqesie.
Rreth moshes dy vjecare disa femije e largojne spontanisht cucon per te mos e kerkuar me. Ndersa disa femije e largojne me shume veshtiresi. Ne do t’ju sjellim disa truke per te lehtesuar procesin.
-Personazhet e filmave vizatimore
Menyra me e mire per te larguar cucon eshte te perdorni personazhe perrallash apo filmash vizatimore, konkretisht personazhin e preferuar te femijes tend. ”Batmani e morri cucon dhe ka shkuar t’ja jape nje femije te vogel qe nuk ka mundesi ta bleje”. Kjo ose nje histori e ngjashme mund t’ju ndihmoje te keni sukses.
Gabimi qe nuk duhet te beni: Edhe pse mund te jete e veshtire, ju nuk duhet te mundoheni t’ja largoni avash avash cucon femijes. Duhet te jeni te bindur per ate qe po beni dhe nuk duhet te beni hapa mbrapa.
-I ndryshoni formen dhe madhesine
Zakonisht cdo femije ka te preferuarin e tij nje lloj te caktuar cucoje, prandaj nje tjeter menyre qe mund te perdorni eshte t’ja zevendesoni cucon qe aktualisht perdor me nje tjeter te nje forme, materiali dhe madhesie tjeter. Nese i jepni nje cuco te mases 0-3 muaj nuk ka per t’i dhene me kenaqesine e meparshme dhe ka shume mundesi qe ta largoje vete per te mos e kerkuar me. Nje tjeter gje qe mund te beni eshte ta prisni cucon ne mes(ti hiqni pjesen e majes).
Gabimi qe nuk duhet te beni: Ne momentin qe i keni zevendesuar cucon qe preferon me nje tjeter, nuk duhet t’ja fshihni cucon e re. Duhet te jete ai vete qe ta largoje.
Ne ju keshillojme se nese sapo keni sjelle ne jete nje femije tjeter, sapo keni nderruar shtepi, po e dergoni ne cerdhe/kopesht per here te pare apo jeni duke i hequr bebelinen mire eshte qe te mos nisni t’ja largoni cucon pasi ka shume mundesi qe te mos funksionoje.
Dentistet zakonisht rekomandojne qe cuco duhet larguar brenda vitit te dyte te jetes, pasi ne te kundert mund te demtoje dhembet si dhe mund te ndikoje ne shqiptimin e keq te fjaleve.
Lexoni dhe: A është mirë që nëna të fusë në gojë çuçon e fëmijës?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu