Testimi i cilësisë së spermës mund të parandalojë abortin

0 0

Një studim i parë i këtij lloji zbuloi se një ndër arsyet e abortit spontan lidhet  me cilësinë e spermës së partnerit. Prodhimi i ulët i hormoneve dhe niveli i lartë i oksidantëve te meshkujt shkaktojnë ndërprerje të shtatzanisë. Ky informacion mund të ndihmojë disa çifte të parandalojnë gabimet duke testuar trajtimet për të përmirësuar shëndetin riprodhues të burrave.

Cilësia e spermës

Hulumtimet krahasuan cilësitë riprodhuese mes 50 meshkujve me partnere të cilat kishin përjetuar abort spontan dhe 63 meshkuj të shëndetshëm. Studiuesit zbuluan se nivelet e testosteronit dhe estradiolit, të cilat luajnë rol esencial në zhvillimin e spermës, ishin rreth 15 deri në 16 përqind më të ulëta në grupin e atyre që provuan humbjen e fëmijës. Përveç kësaj, ky grup gjithashtu kishte zvogëluar lëvizshmërinë e spermës dhe morfologjinë jonormale të saj.

Parandalimi i abortit

Përveç kësaj, studiuesit gjetën që meshkujt, partnerët e të cilëve bënin pjesë në grupin e shtatzënave të cilat kishin ndeshur me abort të përsëritur, kishin dy herë më shumë nivele të fragmentimit të ADN-së së spermës dhe katër herë më të larta nivelet e oksidantëve. Këto rezultate janë të rëndësishme sepse ADN-ja e spermës luan një rol kritik në formimin e placentës dhe gjetjet mbështesin studimet e mëparshme të cilat kanë llogaritur stresin oksidativ si një shkak të fragmentimit të ADN-së së spermës.

Rezultatet janë të rëndësishme për çiftet që përpiqen të kenë fëmijë, sepse ato tregojnë se humbja e shtatzënisë së përsëritur mund të parandalohet më mirë nëse partnerët meshkuj testohen dhe trajtohen për nivele të ulëta të hormoneve riprodhuese dhe nivele të larta oksidimi.

Lexo edhe: Jam mbipeshe, a kam rrezik te larte te abortoj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X