Tentoi vetëvrasje, 21-vjeçarja bën transplantin e fytyrës

0 0

Katie Stubblefield është amerikanja më e re që i nënshtrohet një transplanti të fytyrës, duke shënuar një fazë të re në jetën e saj.

Në vitin 2014, Stubblefield, 18 vjeç, u përpoq të bënte vetëvrasje pasi nënën e saj e pushuan nga puna, por ndërkohë kishte disa probleme shëndetësore dhe lexoi disa mesazhe të një vajze tjetër në telefonin e të dashurit të saj.

Ajo arriti të mbijetonte, por dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e saj.

Stubblefield nuk mban mend përpjekjen e vetëvrasjes. “Asnjëherë nuk kam menduar ta bëj atë kurrë më parë. Ndihem kaq fajtore që i kam shkaktuar familjes një dhimbje të tillë”.

Ajo përfundoi në klinikën Cleveland në Ohajo, ku 15 specialistë punonin me të. Mjekët thoshin se kishte shumë probleme dhe në fillim ata po luftonin vetëm për ta mbajtur gjallë.

Sipas CNN, 11 kirurgë kryen transplantin e fytyrës 31 orësh në maj 2017, kur Stubblefield ishte 21 vjeç.

Babai i saj tha “Mund t’ju duket diçka e thjeshtë dhe e merrni të mirëqenë por ka kaq shumë probleme. Duhet gjendur një fytyrë që të përshtaten indet, kockat, muskujt. Ama kur sheh vjazën në atë gjendje, kjo është e domosdoshme. Pastaj kur transplanti realizohet, ndihesh kaq mirënjohës.

Stubblefield, e cili ka patur tre operacione pasuese, do të mbetet nën efektin e ilaçeve, sepse ende ekziston rreziku i refuzimit të transplantit. Ajo dëshiron të ndjekë kolegjin online dhe të rrisë vetëdijen për vetëvrasjen. “Shumë njerëz më kanë ndihmuar; tani dua të ndihmoj njerëzit e tjerë”.

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X