Te ushqejme shendetshem femijen tone

0 0

Shpesh i kushtohet më tepër rëndësi mënyrës së ushqyerjes së fëmijëve të vegjël, deri në muajin e 12 të jetës (apo edhe deri në muajin e 24). Por çfarë ndodh pas kësaj moshe? Cila është mënyra që duhet të ushqehet një fëmijë nga muaji 24 deri në 36?
Ai ka nevojë për:
Vajin dhe yndyrat: Të përdoret deri në 2 lugë të vogla (10g) vaj ulliri për gatim dhe sallatë.
Ëmbëlsirat: Të konsumohet e shumta një ëmbëlsirë e vogël në ditë, për shembull një fetë keku të vogël, një racion akullore (por mos harroni se ëmbelsirat përmbajnë sheqer dhe ëmbëlsues të ndryshëm që favorizojnë kariesin ndaj duhen përdorur sa më rrallë). Përpiquni që t’i jepni fëmijës vetëm ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi. Duhet të konsumojë e shumta 10 g sheqer në ditë në formën e marmalatës ose reçelit ( 20 g), mjaltit (10 g) apo sheqerit shqeto (10 gr).

Mishi, peshku, veza dhe bishtajoret: Të konsumohen në javë 4 racione mishi (1 racion = 50g), më shumë nuk është e nevojshme. Të përdoret një herë në javë një porcion peshk (1 racion = 70g). Të konsumohet një porcion bishtajore në javë (1 racion = 40 g) si për shembull bizele, thjerrëza etj.
Qumështi dhe nënproduktet e tij: Të konsumohet çdo ditë qumësht, kos , djathë të fortë ose djathë të butë, gjizë pa kripë.
Prodhimet me bazë drithërash dhe patate: Të konsumohen çdo ditë produkte si patate, oriz, makarona, bukë, etj.
Fruta: Të konsumohen 1- 1,5 porcione frutash në ditë (1 racion =100g) mundësisht të freskëta dhe të lara mirë. (1 racion = gjysëm molle, gjysëm banane, 2 kumbulla, 100 ml lëng frutash të freskët, etj).
Perime: Të konsumohen 1-1,5 porcione perime në ditë (1 racion =100g) ose 100-150 ml lëng perimesh.
Fëmija duhet të pijë sa më shumë lëngje pa sheqer. Lëngu më i mirë është uji. Ai mund të pijë edhe lëngje frutash të freskëta.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X