Shumë prindër preferojnë të fillojnë ushqyerjen e fëmijës me ushqime kavanozash sepse janë të holla dhe të buta, por në të vërtetë mjekët këshillojnë që ushqimet e fëmijës të jenë të freskëta, sidomos kur bëhet fjalë për mishin dhe peshkun.
Përse duhet të zgjedhim mishin dhe peshkun e freskët?
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, homogjenizatët nuk mund të konsiderohen si ushqime jo të sigurta, por sipas direktivave Europiane, përqindja e peshkut dhe mishit që ndodhet në këto kavanoza është e ulët. Ajo e mishit është 40% dhe e peshkut apo perimeve 10%, por jo gjithmonë kompanitë e prodhimit e respektojnë këtë vlerë. Nga ana tjetër, nëse në supën e fëmijës do të hedhim mish apo peshk të freskët do të jemi më të sigurt në lidhje me origjinën e tij dhe mënyrën e përgatitjes.
Përmbajtja e ushqimevve të kavanozëve
Nëse përqindja e mishit është 40%, po pjesa tjetër? Mund të jetë niseshte misri, miell orizi, ujë, lëng i përqëndruar limoni dhe duke qënë se nuk kemi siguri në lidhje me freskinë e këtij ushqimi nuk mund të jemi të sigurt as në lidhje me efektet që do të ketë tek fëmija.
Por edhe mishi i freskët duhet të blihet në një vend të sigurt, kryesisht tek një person që e ther vetë kafshën apo peshkun tek një peshkatar. Një ushqim i përgatitur në shtëpi nuk do të përmbajë brenda asnjë përbërës të dyshimtë, dhe nga ana tjetër do të kenë edhe më tepër shije.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu