Të shëndoshin apo jo makaronat?

0 0

 

Ndërsa në 25 tetor bota feston Ditën Botërore të Makaronave, një tjetër studim promovon këtë ushqim si një ushqim integral për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Merita i takon karbohidrateve që e bëjnë një ushqim të ulët në indeksin glicemik, ndryshe nga shumica e sheqernave të tjera “të rafinuara” që thithen shpejt në gjak.

Indeksi i ulët glicemik

Indeksi glicemik i ulët rrjedhimisht favorizon mbajtjen e niveleve të ulëta të sheqerit në gjak, krahasuar me ushqime të tjera të cilat, nga ana tjetër, kanë një nivel më të lartë. Të paktën ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i kryer në spitalin e Shën Michael, në Kanada dhe të botuar në revistën mjekësore BMJ Open. Studimi, autori i parë i të cilit është hulumtuesi italian Laura Chiavaroli, bazohet në një rishikim sistematik dhe meta-analizë të të gjitha dëshmive në dispozicion, duke identifikuar 30 hulumtime që përfshijnë pothuajse 2,500 njerëz që hanin makarona në vend të karbohidrateve të tjera si pjesë e një diete me indeks glicemik të ulët.

3 herë në javë

Sipas këtij studimi, makaronat nuk kontribuojnë në rritjen e peshës apo yndyrës trupore. Në fakt, eksperimenti tregoi një zvogëlim të lehtë të peshës, duke mohuar të gjitha shqetësimet tipike të atyre që mendojnë se ky ushqim duhet të eliminohet nga dieta sepse ju rrit sasinë e yndyrës. Mostra e analizuar, e cila mesatarisht hante 3.3 racione makaronash në javë, humbi rreth gjysmë kilogram për 12 javë.

Autorët konkluduan se rezultatet janë të përgjithësueshme për makaronat e konsumuara së bashku me ushqime të tjera me një indeks glicemik të ulët. Megjithatë, do të nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse humbja e peshës mund të aplikohet në konsumin e makaronave në lloje të tjera të dietave.

Ta dini!

Indeksi glicemik (GI) është një parametër i përdorur për të vlerësuar cilësinë e karbohidrateve. Ai bazohet në një rezultat nga 0 në 100 dhe është në gjendje të dallojë ato që digjen, thithen ose metabolizohen shpejt (IG lartë) nga ato që janë më të ngadalta (IG ulët).

Lexo edhe: Dieta me superkarbohidrate






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X