Kohët e fundit duket se lindja me operacion çezarian është diçka që po përdoret edhe atëherë kur nuk është aspak e nevojshme. Cilat janë këto raste?
Shtatëzanitë me binjakë. Sigurisht që kjo varet nga struktura ku gruaja vendos të kryejë lindjen, por duhet të dini se jo gjithmonë është e domosdoshme lindja me operacion. Kur ndodh kjo? Në rastin kur të dyja bebet janë pozicionuar me kokën poshtë.
Lindje e mëparshme me operacion çezarian. Nuk ekziston asnjë kusht që e konsideron si domosdoshmëri lindjen me operacion nëse më parë ka ndodhur një e tillë. Një mundësi e tillë do të shikohet si alternativë vetëm në rast se për gruan apo fëmijën paraqiten rreziqe.
Lindjet premature. Edhe në këtë rast gruaja nuk e ka domosdoshëri hyrjen në sallën e operimit. Kjo duhet të vlerësohet në bazë të gjendjes së bebit dhe nënës.
Në cilat raste është mirë që të kryhet një lindje me operacion?
Së pari nuk duhet ta konsideroni si një mundësi për të “shpëtuar” na dhimbjet e lindjes, kjo pasi bëhet fjalë për një operacion me kuptimin e vërtetë të fjalës! Gjithsesi, në disa raste është një zgjidhje që shpëton jetë dhe lehtëson problemet. Ja kur është i domosdoshëm:
Fetusi është në pozicion podalik dhe me kushte të caktuara që e kërkojnë këtë ndërhyrje;
Kemi të bëjmë me plaçenta previa, pra kur ajo ndodhet pjesërisht ose plotësisht në kanalin e lindje nga ku do të kalojë fëmija;
Nëna vuan nga diabeti dhe në të njëjtën kohë fetusi peshon mbi 4.5 kg.
Lexoni dhe: Perse mund te ngece bebi gjate lindjes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu