Lindja me operacion cezarian dhe rendesia e kontaktit lekure me lekure midis nenes dhe bebes

0 0

Pas lindjes së fëmijës është shumë i rëndësishëm kontakti lëkurë me lëkurë midis nënës dhe fëmijës. Edhe mund të duket si një diçka e “pa vlerë”  nuk është aspak kështu!

Lindja me operacion çezarian

Kohët e fundit është vënë re një rritje në mënyrë të ndjeshme e numrit të lindjeve me operacion, dhe sidomos në Shqipëri duket se kjo metodë konsiderohet si më pak e dhimbshme krahasuar me atë natyrale. Sigurisht që dhimbjet e lindjes natyrale nuk përjetohen, por nuk duhet të harrojmë rreziqet dhe dhimbjen që gruaja ndien pasi ka sjellë në jetë fëmijën. Gjithashtu diçka që nuk favorizohet nga kjo mënyrë lindje është kontakti lëkurë me lëkurë midis fëmijës dhe nënës. Sipas revistës “Nursing for women’s healt”, infermieret e repartit të neonatologjisë duhet të praktikojnë metodën e vendosjes së menjëhershme të fëmijës në kontakt me lëkurën e nënës, gjë e cila është “dhurata” më e mirë për nënën dhe fëmijën.

Cilat janë përfitimet?

Fëmija do të ketë përfitime të shumta nga ky kontakt, të cilat mund të jenë: një gjumë më i mirë, rregullim më i mirë i temperaturës trupore, rregullim më i mirë i peshës, i zhvillimit cerebral dhe fëmijës, krijohet një lidhje më e mirë mes tyre si edhe gjidhënia do të funksionojë në mënyrën e duhur. Ky kontakt është takimi më special që mund të bëhet midis nënës dhe të porsalindurit , dhe këtë takim nuk duhet ta pengojë mënyra e lindjes.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X