Te mesojme femijet te perdorin uturakun!

0 2

Heqja e bebelines eshte nje hap i rendesishem ne rritjen e femijes. Shume nga ju ndihen te humbura kur vjen ky moment. Ky nuk eshte nje moment i veshtire vetem per ju, por edhe per vete femijen. Shume pyetje ju vine neper mend: ”Kur eshte momenti i duhur? Si ta bej kete proces sa me te thjeshte? Cila eshte mosha e duhur? ”Per ta kaluar me sa me shume qetesi, ne do t’ju japim disa keshilla, te cilat shpresojme t’ju vijne ne ndihme.
Cila eshte mosha e duhur?
Mosha e duhur eshte subjektive. Ajo varet nga bashkepunimi i femijes. Secila nga ju e njeh mire femijen e saj dhe zhvillimin e tij, prandaj duhet ti besoni instiktit se kur duhet te nise procesi i heqjes te bebelines, pa e detyruar femijen. Pas moshes dy vjecare femija ka filluar te njohe me mire trupin e tij, duke e pasur me te lehte te kontrrolloje sfinkterat, prandaj nese provoni pas kesaj moshe do ta keni me te lehte ti mesoni uturakun. Duhet te keni parasysh se nuk duhet ta ekzagjeroni duke e detyruar ta beje. Nese e shikoni qe nuk eshte gati provoni ne nje moment tjeter.
Cili duhet te jete hapi i pare?
Prisni stinen e veres per te filluar. C’do gje behet me e lehte ne vere sepse do ta keni me te lehte te vishni/zhvishni femijen tuaj, ose ne rast se urinon ne mbathje nuk do te keni nje mal me rroba per te lare. Bleni uturaun dhe vendoseni ne banjo. Merrni femijen tuaj dhe filloni ti tregoni perralla apo histori te ndryshme ku te flitet per nje personazh te filmave vizatimore qe ai shikon, i cili perdor uturakun, keshtu kur te vije momenti ta ulni nuk do te jete me dicka e panjohur per te. Femija duhet te dije se cfare po ben. Pasi e ka kuptuar per cfare sherben uturaku, hiqjani bebelinen per disa ore ne mengjes dhe mbasdite dhe uleni te kryeje nevojat. Kjo duhet te zgjate rreth gati nje jave. Pasi femija e ka kuptuar si funksionon, hiqjani fare bebelinen dhe vendosjani vetem ne momentin e gjumit. E rendesishme eshte te jeni e vendosur ne ate qe beni, qe dmth rregulli baze eshte: urinohet ne uturak dhe gjate dites bebelina nuk ekziston! Nese e shikoni qe femijes tuaj nonjehere “i shpeton”, nuk duhet ta qortoni, por duhet ti shpjegoni edhe njehere procesin. Ne vend te bebelines visheni me mbatje duke i shpjeguar se kjo eshte menyra si do te vishet tani e tutje, pasi tani ai/ajo eshte djale/vajze i/e rritur. Dhe me e rendesishmja eshte ta kujtoni shpesh gjate dites qe duhet te shkoje ne banjo.
Femija im e perdor uturakun per te futur sende, si ta bej te kuptoje funksionin e vertete?
Ka dhe raste kur ju bleni uturaun, perpiqeni ta mesoni ta perdore por ne vend te kesaj shikoni qe femija e merr dhe e perdor per te luajtur. Ne kete rast duhet qe dhe ju te ndiqni “lojen”e tij, por duke u perpjekur te arrini qellimin e vertete te gjithe kesaj. Domethene, merrni uturakun dhe bashke me te nje kukull, robot, arush qe femija juaj vertet e ka perzemer. Uleni ne uturak dhe i tregoni se atje duhet te kryeje nevojat e tij personale dhe pasi ka “mbaruar” pergezoheni! Sigurohuni qe te gjithe biseden femija ta degjoje. Me pas praktikoheni kete me femijen tuaj per disa dite, per te kaluar ne hapin tjeter, pra heqjen e bebelines dhe rivenien e saj vetem gjate nates.
Se fundi mund t’ju themi se te gjitha e dini deri ku arrin femija juaj. Ka femije qe jane te prirur ta mesojne direkt, ka femije qe ju duhet pak me shume kohe. E rendesishme eshte te jeni e qete dhe te prisni momentin e duhur.

Lexo edhe: A duhet te nderrohet bebelina e femijes gjate nates?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X