Cili është momenti i duhur? Cfarë duhet të përdorim në momentin që fëmija fle? Po nëse fëmija reziston dhe nuk bindet të kryejë nevojat e tij në uturak? Ja cilat janë shqetësimet më të shpeshta të nënave në lidhje me këtë proçes.
- Cila është mosha e duhur? 2 apo 3 vjeç? Ky është një moment shumë i rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Periudha ideale do të ishte nga muaji 18-30. Kini parasysh se fëmija nuk duhet të detyrohet. Ai duhet të jetë gati.
- Çfarë veprimesh duhet të bëjmë? Gjithçka duhet të fillojë me prezantimin e uturakut dhe më pas t’i shpjegoni se çfarë veprimesh duhet të bëjë. Mos i bërtisni asnjëherë fëmijës tuaj. Kjo do t’ju bëjë të shkoni një hap mbrapa.
- Mund të përdorim mbathjet thithëse? Nuk janë të detyrueshme për gjatë ditës, por do të ishin një alternativë e mirë për momentet e gjumit.
- Çfarë duhet të bëjë nëna? Nëna nuk duhet të këmbëngulë. Ajo nuk duhet të dorëzohet që në momentet e para, por as të këmbëngulë nëse fëmija nuk është ende gati.
- Çfarë të bëjmë nëse fëmija e mban urinën nëse nuk i vendoset bebelina? I shpjegoni se do të ishte më mirë të kryente nevojat e tij në tualet apo uturak. Një alternativë shumë e mirë do të ishte shpërblimi me diçka që ai ka qejf. E çoni në banjo kryesisht pasi ka ngrënë apo pirë diç
Lexoni dhe: Heqja e bebelines, pese te verteta qe nuk jua thone
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu