Të gjitha herët që kam rënë sërish në dashuri me burrin tim

Disa thonë se dashuria është e vërbër. Unë nuk jam dakord. Për të njohur dashurinë e vërtetë duhet të jesh me sytë e hapur ta shikoni njëri-tjetrin plotësisht me dashuri dhe pranim.




0 0

I dashur bashkëshort,

Kur u takuam, mendova se kisha gjetur një dashuri kaq të gjallërishme, të thellë e të vërtetë, saqë mendoja se kurrë nuk do të bija më në dashuri, por e kisha gabim.

Kur ti qave herën e parë që pe të porsalindurin tonë dhe i preve kordonin umbilikal, unë rashë në dashuri sërish.

Kur isha e mbuluar me njolla qumështi, duke pompuar nga njëra anë dhe duke ushqyer fëmijën nga ana tjetër, e palarë dhe e veshur me të njëjtat pantallona gjithë javën e ti më the se dukesha e bukur, rashë sërish në dashuri.

Kur ndenje gjithë natën zgjuar për të zbukuruar pemën e Krishtlindjeve, rashë në dashuri sërish.

Kur nuk dëgjuam rrahje zemre në kontrollin me ultratinguj dhe ti e dije që nuk kishte fjalë që mund të lehtësonin dhimbjen, kështu që thjesht më përqafove fort, unë rashë në dashuri sërish.

Kur u zgjova dhe nuk të gjeta në krevat, por po përgatisje vezët e Pashkëve, rashë në dashuri sërish.

Kur isha nëntë muajshe shtatzanë dhe ti më leve thonjtë e këmbës, rashë në dashuri sërish.

Kur i harrova dhimbjet e kontraktimeve sepse ti më bëre të qeshja aq shumë teksa po vinte në jetë fëmija jonë i dytë, rashë në dashuri sërish.

Kur ke parë bashkë me mua filmin tim të preferuar për të pestën herë, rashë në dashuri sërish.

Kur e gjithë shtëpia ishte rrëmujë dhe ti pastroje tualetin, rashë në dashuri sërish.

Kur fëmija ynë i vogël ishte sëmurë e ti nuk largoheshe prej meje duke i bërë qindra pyetje mjekut, unë rashë në dashuri sërish.

Kur të gjeta duke fjetur në dysheme ngjitur me krevatin e bebit, rashë sërish në dashuri.

Kur i mësove djemve tanë se xhentilesa është e rëndësishme dhe se duhet ta mbajmë derën hapur edhe nëse personi tjetër është në gjendje ta hapë vetë, rashë në dashuri sërish.

Kur ti punove 30 orë shtesë për dy javë që të bënim pushime familjarisht, rashë sërish në dashuri.

Kur më shtoheshin rrudhat dhe thinjat dhe ti më thoje se me kalimin e kohës unë bëhesha më e bukur, rashë sërish në dashuri me ty.

Disa thonë se dashuria është e vërbër. Unë nuk jam dakord. Për të njohur dashurinë e vërtetë duhet të jesh me sytë e hapur ta shikoni njëri-tjetrin plotësisht me dashuri dhe pranim.

Kurajo dhe durim.

Dashuria e vërtetë ndodh kur jemi në momentet më të këqija  dhe na ndihmon të shikojmë dritën. Unë drejt kësaj shkoj çdo ditë, përsëri e përsëri.

Lexo edhe: Bashkëshorti i lumtur ju zgjat jetën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X