Bashkëshorti i lumtur ju zgjat jetën

Nje partner i lumtur jo vetem qe zgjat marredhenien ne cift, por gjithashtu ju zgjat jeten.




0 0

Shumica e çifteve do të pranonin se lumturia e bashkëshortit të tyre u sjell gëzim në një farë mase, dhe kjo kënaqësi, jo vetëm që mund të sjellë një jetë të lumtur por edhe më të gjatë.

Bashkëshort i lumtur, jetë më e gjatë

Një studim i ri, thotë se të kesh një bashkëshort të lumtur jo vetëm që rrit gjatësinë e marrëdhënieve tona, por edhe jetën tonë.

Nuk është çudi që martesa me një person të lumtur ka më shumë gjasa të zgjasë sesa martesa me një person të pakënaqur. Por lidhja e një martese të lumtur me jetën dhe vdekjen është më tepër hutuese. “Të dhënat tregojnë se kënaqësia e jetës bashkëshortore ishte e lidhur me vdekshmërinë, pavarësisht nga karakteristikat socio-ekonomike dhe demografike të individëve, ose nga gjendja e tyre fizike shëndetësore”, thotë Olga Stavrova, studiuese në Universitetin Tilburg në Holandë.

Stavrova hulumtoi dhe anketonte afërsisht 4,400 çifte në Shtetet e Bashkuara të cilët ishin mbi moshën 50 vjeç. Për deri në tetë vjet, pjesëmarrësit raportuan për kënaqësinë e jetës. Në fund të tetë viteve, rreth 16% e pjesëmarrësve kishin vdekur dhe më parë raportonin kënaqësinë më të ulët të marrëdhënieve, kënaqësinë më të ulët të jetës dhe partnerin që gjithashtu raportonte kënaqësi më të ulët të jetës.

Pas studimeve të mëtejshme, Stavrova zbuloi se rreziku i vdekshmërisë për pjesëmarrësit me një bashkëshort të lumtur u rrit më ngadalë se rreziku i vdekshmërisë për pjesëmarrësit me një bashkëshort të palumtur. Kjo i jep kuptim, duke marrë parasysh hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se suksesi i karrierës së individëve dhe kënaqësia e marrëdhënieve janë parashikuar nga karakteristikat e disponimit të bashkëshortëve të tyre.

Gjithashtu, kjo do të thotë se edhe e kundërta është e vërtetë. “Nëse partneri juaj është në depresion dhe dëshiron të kalojë mbrëmjen duke ngrënë patate të skuqura përpara TV-së, kështu do të përfundojë edhe mbrëmja juaj,” thotë Stavrova.

Pra, sjelljet e bashkëshortit tuaj mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj dhe cilësinë e jetës me kalimin e kohës.

Ne tentojmë të presim kaq shumë nga martesa jonë. Kujtojani partnerit tuaj (dhe vetes) që ju i çmoni dhe i doni, kjo mund të zgjasë afatin e periudhës së muajve të mjaltit dhe gjithashtu jetën tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X