Të dashura shoqe, do të kthehem, por tani kam dy vogëlushë për të rritur

0 0

Të dashura mikesha,

Më mungoni.

Ndihem sikur nuk e kemi parë njëra-tjetrën prej vitesh. Kemi kaluar shumë kohë pasi kemi qëndruar zgjuar shumë vonë, duke qeshur derisa na kanë dalë lot dhe duke ngrënë ushqime të kripura.

Nuk mund ta mbaj mend herën e fundit që bëmë një shëtitje të çuditshme ose u takuam spontanisht.

Do të kthehem, ju premtoj.

Ky vit i parë me fëmijën tim të dytë është një kaos, po ju them. Ose do t’ju them kur të kthehem nga ky realitet që gjendem tani.

Për shkak se ndihem sikur po bej një udhëtim jashtë në një univers të humbur prej kohësh, vetëm unë jam ajo që ka humbur, duke u përpjekur të gjej ekuilibrin mes qëndrimit zgjuar me një të porsalindur dhe ndihmës me detyra të fëmijës më të madh në parashkollor.

Por, të kesh këta dy njerëz të vegjël për t’i dashur është magjike. Është eksperiencë transformuese dhe të shkrin zemrën dhe unë gjithashtu nuk mund t’i mbaj rrobat e mia të pastra më shumë se disa minuta.

Kalimi nga një fëmijë në dy është ndryshim rrënjësor, edhe pse më i vogël krahasuar me kohën kur isha pa fëmijë dhe më pas u bëra nënë për herë të parë.

Tani me dy fëmijë, duart, zemra, mendja ime janë plot.

Është një sfidë fizike – një ose disa trupa janë gjithmonë të lidhur me trupin tim, duke kërkuar vëmendje, ushqim dhe rehati.

Është thithje mendore – thjesht të mbash gjurmët e trupave dashamirës, për të mos përmendur stimulimin e trurit dhe shpirtit të tyre.

Është një shkollë logjistike – respektimi i orarve, bindja për ti veshur. Edhe në ditët e mia më optimiste, e kuptoj se largimi nga shtëpia ndodh vetëm kur përgatitja e përpiktë “përplaset” me fat të mirë, të paimagjinueshëm.

Disa momente ndihem sikur nuk jam e mjaftueshme. Më duhen katër duar të tjera dhe 16 sy të tjerë dhe ndoshta një zemër shtesë për të zbutur të gjitha këto “vështirësi” të lezetshme me erë të këndshme.

Ndonjëherë ndjehem si supernënë, duke trajtuar plotësisht këtë dhe gjithçka që vjen me të.

Herë të tjera pyes veten se çfarë kam bërë në botë me vetveten, pasi zbutem nga shqetësimet dhe pyes veten kur, nëse ndonjëherë, mund të bëj dush, ose të dalë jashtë, vetëm. Pyes veten pse po ushqehem tërë natën në vend që të ha ditën.

Dhe disa momente, gjej qetësi të papritur: Kur të gjithë janë në gjumë më gjatë seç prisja, kur kam arritur të gjitha objektivat e mia që i kisha vënë për të bërë në të gjithë hapësirën kohore që mendoja se kisha, vetëm për të gjetur pak kohë të lirë.

Në ato momente sekrete të vjedhura unë mendoj: duhet të telefonoj mikeshën time, me të cilën nuk kam folur prej shumë kohësh. Dhe sapo gjej telefonin tim të hedhur diku dhe ndez trurin tim të tronditur, një njeri i vogël ngrihet nga gjumi dhe fillon të qajë.

Më mungoni, miqtë e mi, njerëzit e mi të rritur, vërtet më mungoni. Dhe më vjen keq që jam zhdukur në këtë familje të qetë përbrenda shtëpisë.

Po filloj të shoh premtimin e zbehtë të një kthimi: një kohë kur nuk do të lodhem aq shumë sa të mos kem fuqi as për një sms.

Shihemi së shpejti, miqtë e mi, dhe mbi të gjitha, faleminderit për durimin tuaj.

Ju puth dhe ju përqafoj,

Unë

Lexo edhe: Të dashur miq më ftoni edhe mua për të dalë edhe pse ju kam thënë jo, kam nevojë dhe unë pavarësisht se jam nënë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X