Tabelat e orarit të gjumit për fëmijët 9 muajsh

0 0

Keni një vogëlush të ëmbël 9 muajsh në shtëpi? Këtu, ne po ju japim oraret më të zakonshme të fëmijëve 9-muajsh, duke përfshirë ushqyerjen me qumësht (për foshnjat që ushqehen me gji dhe me formulë) ushqimet e ngurta, dremitjet dhe gjumin e natës.

Gjumi dhe zhvillimi i fëmijës 9 muajsh

Në këtë moshë, shumica e fëmijëve 9-muajsh mund të flenë gjithë natën pa u ushqyer dhe të bëjnë dy dremitje. Megjithatë, disa fëmijë, janë më mirë me një ushqyerje pas orës 4 ose 5 të mëngjesit, dhe më pas do të flenë më gjatë sesa nëse nuk hanë dhe zgjohen herët. Megjithatë, secili rast është specifik. Fëmija juaj 9 muajsh duhet të bëjë 2 dremitje në ditë për një total prej rreth 2-3 orë në ditë plus 11-12 orë gjatë natës.

Për sa dremitje ka nevojë një fëmijë 9 muajsh?

Shumica e foshnjave 9 muajshe bëjnë 2 dremitje çdo ditë që gjithsej janë 2 deri në 3 orë. Çdo dremitje zgjat zakonisht një orë. Foshnjat e kësaj moshe qëndrojnë zgjuar dhe kanë dritare zgjimi ndërmjet 2 dhe 3 orë rresht, mesatarisht, por deri në 4 orë para gjumit. Shumica e foshnjave nuk e bëjnë më dremitjen e tretë në moshën 9 muajshe.

Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.

Ushqyerja e foshnjës 9 muajshe

Sasitë ditore:

  • Të paktën 3-4 seanca gjidhënie në ditë ose formulë 770-950 ml ose kombinim të të dyjave
  • 2 racione (1 racion = 1-2 lugë gjelle të thata) drithëra për bebe
  • 1-2 racione drithëra të plota
  • 2 racione (1 racion = 2-4 lugë gjelle) fruta
  • 2 racione (1 racion = 2-4 lugë gjelle) perime
  • 2-3 racione (1 racion = 1-2 lugë gjelle) proteina
  • 1 racion bulmet (1 racion = 1/2 filxhan kos, 1/3 filxhan gjizë ose djathë të grirë)
  • Ju gjithashtu mund të ofroni të verdhë veze të gatuar (por ndoshta jo të bardha veze deri në moshën 12 muajshe për shkak të alergeneve – konsultohuni me mjekun tuaj)

Programi 1

7:00 – Zgjimi dhe qumështi i gjirit ose formula

9:00 – Mëngjesi

10:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)

11:00 – Qumësht gjiri ose formulë

1:00 – Dreka

2:00 – Gjumi i hershëm i pasdites (të paktën 1 orë)

3:00 – Qumështi i gjirit ose formulë

5:00 – Darka

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Qumështi i gjirit ose formula dhe vënia në gjumië

Programi 2

7:00 – Zgjimi, 1/2 qumështi i gjirit / formulë, dhe vakti i mëngjesit

10:00 – Gjumi i mëngjesit (të paktën 1 orë)

11:00 – 1/2 qumësht gjiri/formulë, dhe vakti i drekës

2:00 – Gjumi i pasdites (të paktën 1 orë)

3:00 – Qumësht gjiri ose formulë plus një mesvakt

5:00 – Darka dhe 1/2 qumësht gjiri / formulë

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Pak qumësht gjiri/formula dhe orari i gjumit

Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së bebit 10 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X