Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së bebit 10 muajsh

0 0

Gjumi dhe zhvillimi i fëmijës 10 muajsh

Në këtë moshë, shumica e fëmijëve 10 muajsh mund të flenë gjatë gjithë natës, pa u ushqyer, dhe të bëjnë dy dremitje për një total prej 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë plus 11-12 orë gjatë natës. Një përqindje shumë e vogël fëmijësh kalojnë në vetëm një dremitje që në moshën 10 muajsh, por jo shumë, kështu që merrni në konsideratë 2 dremitje nëse nuk jeni të sigurt. Shumica e foshnjave lodhen shumë dhe gjumi mund të dalë jashtë kontrollit, kështu që unë rekomandoj gjithmonë të mbani dy dremitje sa më gjatë që të jetë e mundur pasi mosha mesatare për të kaluar në një gjumë është 15-18 muajshe. Edhe pse shumë foshnje mund të kalojnë gjithë natën pa u zgjuar asnjëherë për t’u ushqyerje, për disa të tjerë funskionon më mirë me një ushqyerje pas orës 4 ose 5 të mëngjesit dhe flenë më gjatë sesa kur nuk ushqehen fare. Rekomandohet të paktën një përpjekje për të hequr gjirin gjatë natës, sepse është një problem pak si një rreth vicioz. Është e vështirë të inkurajosh të ushqehet më shumë gjatë ditës kur fëmija ushqhet gjatë natës dhe është e vështirë të dekurajosh të ushqehet gjatë natës, kur nuk ha më shumë gjatë ditës.

Për sa dremitje ka nevojë një fëmijë 10 muajsh?

Shumica e foshnjave 10 muajshe bëjnë 2 dremitje çdo ditë që gjithsej janë 2 deri në 3 orë. Çdo dremitje zakonisht zgjat të paktën një orë. Foshnjat e kësaj moshe qëndrojnë zgjuar dhe kanë dritare zgjimi ndërmjet 2.5 deri në 3 orë rresht, mesatarisht, por deri në 4 orë para gjumit. Ka disa fëmijë 10 muajsh që qëndrojnë zgjuar 3 deri në 4 orë gjatë gjithë ditës dhe shpërndajnë orarin e tyre.

Ushqyerja e fëmijës 10 muajsh

Në 10 moshën muajshe, ndonjëherë vëreni një rritje të mprehtë të oreksit (pa dyshim pjesërisht për shkak të niveleve të aktivitetit me zvarritje), kështu që ajo që është e ndryshme në lidhje me programin e 9 mujorit është shtimi i një mesvakti tjetër, disa nga madhësitë e racioneve dhe numri i tyre.

Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.

Sasia ditore:

  • Të paktën 3-4 seanca gjidhënieje në ditë ose formulë 700-950 ml ose kombinim i të dyjave
  • Jo më shumë se 177-235 ml ujë ose lëng (për t’u siguruar që të pijnë mjaftueshëm qumësht gjiri ose formulë)
  • 2 racione (1 racion = 1-2 lugë gjelle të thata) drithëra për bebe
  • 2 racione drithëra të plota (1 racion = 1/2 fetë bukë ose 1/2 filxhan makarona me drithëra të plota)
  • 2 racione fruta (1 racion = 3-4 lugë gjelle)
  • 2-3 racione perime (1 racion = 3-4 lugë gjelle)
  • 2-3 racione proteina (1 racion = 1-2 lugë gjelle)
  • 1 racion bulmet (1 racion = 1/2 filxhan kos, 1/3 filxhan gjizë ose djathë të grirë)
  • Ju gjithashtu mund të ofroni të verdhë veze të gatuar (por ndoshta jo të bardhë veze deri në moshën 1 vjeçare për shkak të alergeneve – megjtihatë për megjtihatë për çdo rast konsultohuni me mjekun tuaj)

Modeli 1

7:00 – Zgjimi dhe qumështi i gjirit ose formula

9:00 – Mëngjesi

10:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)

11:00 – Qumështi i gjirit ose formula plus mesvakti

1:00 – Dreka

2:00 – Dremitja e hershme e pasdites (të paktën 1 orë)

3:00 – Qumështi i gjirit ose formulë plus mesvakt

5:00 – Darka

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Qumështi i gjirit ose formula dhe vënia në gjumë

Modeli 2

7:00 – Zgjimi

7:15 – Mëngjesi plus qumështi i gjiri/ formulë

9:15 – Mesvakti

10:00 – Dremitja e mëngjesit (të paktën 1 orë)

12:00 – Dreka plus qumësht gjiri/ formulë

2:00 – Dremitja e pasdites (të paktën 1 orë)

3:30 – Mesvakti

5:00 – Darka plus qumështi i gjirit/formula

6:15 – Filloni rutinën para gjumit

7:00 – Pak qumësht gjiri/formulë dhe vënia në gjumë

Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerja e bebit 11 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X