Skleroderma, kujdes nëse ju rrinë duart të ftohta

0 0

 

Skleroderma nuk është e lehtë për t’u identifikuar dhe shpesh diagnoza përcaktohet vite pas fillimit të simptomave të para. Megjithatë, ekziston një zile alarmi e hershme dhe karakteristike që duhet të shkaktojë dyshime. Për fat të keq, shpesh është nënvlerësuar ose nuk është konsideruar në mënyrë të drejtë sepse sëmundja është e panjohur për shumicën e njerëzve.

Një sëmundje autoimune

Skleroderma është një sëmundje autoimune, ajo shkaktohet nga një funksionim jonormal i sistemit imunitar i cili, me mekanizma jo plotësisht të qartë, sulmon trupin në vend që ta mbrojë atë. Është sistematike sepse përfshin tërë trupin. Shkakton fibrozë ose forcim të lëkurës dhe organeve, për shkak të akumulimit të indit lidhës dhe lëndimeve të indeve. Për më tepër, ajo është e lidhur me çrregullime të qarkullimit të gjakut, një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve imune. Ngjarjet janë progresive, kështu që ato përkeqësohen me kalimin e kohës, duke ndikuar shumë në cilësinë e jetës.

Një zile e rëndësishme alarmi

Simptoma më e hershme e sklerodermës përfaqësohet nga fenomeni i Reynaud, një problem që e bën gishtat të ftohtë dhe pastaj ngjyrë lejla kur ekspozohet në temperatura të ulëta. Kjo shenjë shpesh nënvlerësohet edhe vetë pacientët, të bindur se kjo nuk është asgjë e rëndësishme. Në vend të kësaj, do të ishte e rëndësishme të mos e injoroni këtë zile të rëndësishme alarmi dhe të flisni me mjekun, veçanërisht nëse shfaqet papritmas dhe shoqërohet me ënjtje të gishtërinjve.

Mund të mbahet nën kontroll

Në fakt, nëse skleroderma kuptohet herët ajo mund të mbahet nën kontroll më lehtë.

Ta dini!

Skleroderma prek kryesisht gratë dhe në shumicën e rasteve shfaqet në vitet para ose pas menopauzës.

Lexo edhe: A eshte normale qe femija te kete duart e kembet me njolla lejla?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X