Studimet tregojnë se gratë që sjellin në jetë një fëmijë në moshë më të madhe kanë një stabilitet më të mirë ekonomik, si edhe janë më të maturuara emocionalisht, por janë më të rrezikuara për të patur një shtatzani me probleme.
Atëherë cila është mosha ideale?
“The guardian” shkruan se sipas “Royal College of Obstetrics and Gynecology”, mosha ideale do të ishte ajo midis 20 dhe 35 vjeç. Gjatë këtij 15 vjeçari gruaja është më e prirur për të pasur një shtatzani pa probleme me tensionin, rrezik aborti, etj, duke qënë gjithashtu edhe më shumë e aftë për të përballuar mungesën e theksuar të gjumit.
Sipas tyre nënat e kësaj moshe janë më të prirura për të pasur gjithashtu edhe një qëndrueshmëri ekonomike dhe emocionale. Ato shihen si nënat që i dënojnë më pak fëmijët e tyre fizikisht dhe verbalisht, kjo pasi kanë aftësi të përshtaten më lehtë gjatë prindërimit të tyre, duke qënë gjithashtu edhe më tolerante e kanë më të lehtë të falin.
Sipas një studimi të kryer edhe nga “Max Planck Institute”, fëmijët që kanë ardhur në jetë nga nëna me moshë më të madhe zhvillojnë aftësi më të mira konjuktive. Megjithatë, këto studime nuk kanë për qëllim të nënvlerësojnë nënat që sjellin në jetë fëmijë në një moshë më të vogël. Të ngjizësh një shtatzani në moshë të madhe mund të jetë e vështirë pasi gruaja është më shumë e prirur të ketë më tepër probleme me fertilitetin, megjithatë sipas ekspertëve, nëna është më e duruar me fëmijën pas të 30.
Lexo edhe:Memeisa, nje sfide qe me mesoi shume gjera
Loading ...

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu