Memesia, nje sfide qe me mesoi shume gjera…

0 0

Cilat janë ato gjëra që e gëzojnë një nënë? Që e bëjnë të ndihet më e qetë në rrugëtimin e ri që ka marrë jeta e saj? Në përgjithësi është shëndeti i mirë i fëmijës, ecuria e mirë e peshës, ushqyerja e mirë, gjumi cilësor…pra pothuajse gjithçka lidhet me aftësinë e saj e të qënit nënë “perfekte”. Por a ekziston nëna perfekte?

Dhe ndërsa përpiqesh të jesh një nënë perfekte…

Zbulon se të duhet të vraposh nga një cep i shtëpisë në tjetrin, duke bërë gjithçka dhe më të mirën për fëmijën, banjoja, ushqyerja, momentet e argëtimit… e në fund mund të ndiheni e lodhur, e stresuar, dhe e gjithë kjo të mëson se je një nënë “perfekte” në mënyrën tënde!

Dhe përpara teje shfaqen gjithmonë sfida të ndryshme ku …

  • Fëmija mund të jetë nën peshë dhe ky do të jetë një shqetësim. Duke u ushqyer me gji dhe më pas me ushqimet e duhura fëmija do të rikuperojë në mënyrën e duhur.
  • Bebi juaj mund të jetë një llupës i madh. Ai mund të hajë çdo ushqim dhe kështu do t’ju duhet të mbani nën kontroll këtë pjesë për të mos e ekzagjeruar, ose ai mund të ketë shumë pak oreks, duke refuzuar të gjitha ushqimet që i vendosni në pjatë.
  • Mund të duhet t’i riktheheni menjëherë punës, dhe kjo gjatë muajve të parë do të jetë një pengesë kryesisht për gjidhënien. Pra në këtë moment do t’ju duhet të përdorni edhe biberonin pavarësisht se ai mund të jetë i mbushur me qumësht gjiri.
  • Fëmija mund të mësohet të flejë gjumë vetëm duke pirë qumësht, pra me gji ose biberon. Zgjimet gjatë natës do të jenë të shpeshta dhe kryesisht gjatë daljes së dhëmbëve.
  • Produktet e blera nuk ishin tepër cilësore. Lëkura e fëmijës mund të pësonte irritime dhe kështu do t’ju duhej të blinit gjithçka nga e para.

Pra jeta si një nënë është shumë e bukur, por sigurisht ka vështirësitë e saj. E rëndësishme është të kujdeseni për të dalluar rastet kur duhet të shqetësoheni vërtet dhe kur duhet ta konsideroni diçka normale. Në çfarëdolloj mënyre, jeni nënë perfekte dhe nëse fëmija ka një problem të caktuar nuk duhet të ndiheni fajtore!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X