Sindroma e alkoolit të fetusit, e zbulon testi i ri

Një test i ri mund të zbulojë që në shtatzani si ndikon konsumi i alkoolit të nënës gjatë shtatzanisë.




0 1

Konsumi i alkoolit gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë keqformime dhe aftësi të kufizuara të njohura si sindroma alkoolike e fetusit. Një test i ri mund ta zbulojë atë herët.

Tani është e mundur të kuptohet, para lindjes dhe me një ultratingull të thjeshtë, nëse një fëmijë është prekur apo jo me sindromën e alkoolit të fetusit, shkaku i parë i vonesës mendore te fëmijët e shoqërive perëndimore.

Duke pasur parasysh mosbesueshmërinë dhe ndryshueshmërinë e pranimeve vullnetare të sjelljeve të rrezikshme nga ana e nënave dhe mungesën e një profili unik neuro-sjellës që përdoret për qëllime diagnostike, një vlerësim objektiv është i rëndësishëm për të përcaktuar konsumimin e etanolit gjatë shtatëzanisë dhe ekspozimin rezultues të fetusit ndaj alkoolit. Sindroma alkoolike e fetusit është një gjendje keqformimi e foshnjës së porsalindur dhe fetusit për shkak të efektit toksik të alkoolit të marrë gjatë shtatzënisë. Dhe ky është shkaku më i zakonshëm i vonesës mendore të fituar në fëmijëri, e evitueshme nëpërmjet eleminimit të plotë të gruas shtatzënë të konsumimit të alkoolit.

Parametrat e konsideruara

Për të përshtatur testin, studiuesit kanë ekzaminuar lidhjen ndërmjet etilglucuronidit në urinën e grave shtatëzëna dhe praninë e disa treguesve fizikë tipikë të sindromës, përmes përdorimit të ultratingullit prenatal të kryer në tremujorin e dytë të shtatzënisë. EtG formohet vetëm në rastin e marrjes së alkoolit tri deri në katër ditë para testit, kështu që pozitiviteti ndaj këtij biomarkuesi është një shenjë e konsumit të caktuar. Analiza e EtG në urinë mund të përdoret si një tregues i konsumit të nënës edhe herë pas here gjatë shtatzënisë, për të paralajmëruar rreth reaksioneve të mundshme te fetusi dhe më pas tek fëmija kur të lindë, duke lejuar një diagnozë të hershme të sindromës.

Konsumi vazhdon gjatë 9 muajve

Është vlerësuar se rreth 10% e grave shtatzëna në mbarë botën konsumojnë alkool gjatë shtatzënisë dhe një në 67 gra lind një porsalindur të prekur nga sindroma e alkoolit të fetusit. Në disa rajone evropiane (në veçanti Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Spanja dhe Rusia) rreth një e katërta e grave në popullatën e përgjithshme konsumojnë alkool gjatë shtatzënisë, me një përhapje konsekuente më të lartë të sindromës së alkoolit fetal, që duket të jetë 2-6 herë më e lartë se mesatarja globale.

Mesatarisht, rreth 15 fëmijë nga 10.000 të lindur në mbarë botën janë të prekur nga sindroma e alkoolit të fetusit (rreth 119.000 çdo vit).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X