Faktorët negativë të mjedisit janë përgjegjës për paraqitjen e çrregullimeve njohëse dhe psiko-relacionale që kufizojnë aftësinë e fëmijëve të rriten mirë. Mjeku Giampietro Chiamenti, president i Federatës Italiane të Mjekëve Pediatrikë thotë se këto probleme nuk lidhen vetëm me autizmin, por janë një sërë faktorësh mjedisorë që parandalojnë rritjen e mirë të fëmijëve që në shtatzani. Ai thekson se vaksinat nuk kanë asnjë rol në këtë gjendje.
Parandalimi i rëndësishëm dhe diagnoza e hershme
Parandalimi është thelbësor për të frenuar pasojat, veçanërisht në lidhje me çrregullimet e spektrit të autizmit, sepse nëse nuk perceptohen brenda 18 muajve, atëherë këto probleme janë më të vështira për t’u trajtuar. Veprimi i përbashkët i mjekëve, punonjësve të shkollave dhe familjeve është i domosdoshëm për të ndërhyrë në kohë me patologjitë e caktuara dhe për të kuptuar nevojat e mundshme të fëmijëve, në mënyrë që të parashikojnë sa më shumë njohuri diagnostikuese dhe specialiste të jetë e mundur.
Stimulimet që ndihmojnë të rriten
Stili i jetesës është një aspekt kyç për rritjen e duhur të fëmijës. Sipas ekspertëve, leximi që në një moshë shumë të hershme luan rol kyç në zhvillimin e fëmijës. “Leximi është një nga shtatë sjelljet e virtytshme, së bashku me vaksinat, marrja e acidit folik në shtatzëni, veprimet për të parandaluar vdekjen foshnjore në shtrat, ushqyerja me gji, parandalimi i aksidenteve në shtëpi dhe makinë, dhe edukimi për dëmtimin e duhanpirjes dhe alkoolit. Leximi me zë duhet të praktikohet kur fëmija është disa muajsh, por rekomandohet që nga shtatzania.
Ta dini!
Parandalimi dhe vlerësimi i çrregullimeve njohëse dhe sferës psiko-relacionale në fëmijërinë e hershme përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijës.
Lexo edhe: Te bertiturat dhe dhuna verbale demtojne femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu