Lemza është e zakonshme tek foshnjat nën moshën një vjeçare. Ajo mund të fillojë pas ushqimit, ose ndoshta fëmija mund të ketë refluks, por nuk duhet të shqetësoheni shumë.
Bebet kanë refluks sepse valvula muskulare në fund të tubit ushqimor, i cili vepron për të mbajtur ushqimin në stomak, ende nuk është zhvilluar siç duhet. Kjo do të thotë se kur stomaku i fëmijës suaj është plot, ushqimi dhe acidi mund të rikthehen.
Mund të ndiqni këto hapa për të ndihmuar fëmijën tuaj:
- Përpiquni ta ushqeni në një pozitë më të drejtë.
- Mbajeni drejt deri në 20 minuta pas çdo ushqimi.
- Jepini më pak ushqim, por më shpesh.
Nese lemza ose refluksi i fëmijës ju shqetëson shumë, flisni me mjekun.
Lexo edhe: A eshte normale qe femija ka lemze shume shpesh?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu