Lemza tek bebet, shkaqet dhe trajtimi

0 0

Lemza tek bebet, çfarë është dhe pse ndodh?

Lemza është një kontraktim jo i vullnetshëm i diafragmës, që tek fëmijët ndodh kryesisht pasi ka pirë gji ose qumësht me biberon. Edhe pse bëhet fjalë për diçka jo shqetësuese e cila nuk ka lidhje me bllokimin e frymëmarrjes, nënat ndihejnë ankth dhe frikë, ndjenja që lidhen edhe me mënyrën si duhet vepruar për ta ndaluar.

Ja disa këshilla dhe kuriozitete që do t’ju vijnë në ndihmë!

Si ta bëjmë lemzën të ndalojë?

Për të ndaluar lemzën e fëmijëve të vegjël këshillohet të përdoren metoda natyrale. Nëna duhet të shqetësohet vetëm në rast se spazmat zgjasin më shumë se 48 orë. Nëna duhet ta vendosë fëmijën në gji. Thithja e qumështit me biberon nuk jep të njëjtin efekt pasi ai fut ajër brenda. Gjithashtu ju mund t’i jepni fëmijës disa pika ujë të vakët ose ta bëni të teshtijë. Si mund ta bëni këtë? Gudulisni lehtë poshtë hundës së fëmijës derisa ai të teshtijë.

Duhet të evitoni limonin sepse është një ushqim tepër acid për stomakun e fëmijës, i cili është tepër delikat.

Pse fëmijën e zë lemza?

Shkaqet mund të jenë: pirja e tepërt, thithja e ajrit gjatë pirjes, kur është në ankth ose i eksituar (për shembull kur qesh shumë). Gjithashtu shkaktarë të tjerë mund të jenë edhe:uljet e tempëraturës si edhe vakti i konsumuar shumë shpejt.

Po krizat e të qarave?

Edhe kjo është një arsye që mund të shkaktojë lemzën tek fëmija, pasi ai thith ajër.

Si mund të parandalohet lemza te bebet?

Ky shqetësim mund të parandalohet duke evituar thithjen e ajrit gjatë pirjes. Si mund ta bëni këtë? Duke evituar thithjen e gjirit për një kohë të gjatë, shkëpusni shpesh fëmijën nga gjiri gjatë pirjes, duke mbajtur një temperaturë konstante, sidomos në ambientet ku fëmija do të zhvishet, si edhe duke mos ja hequr të gjitha veshjet menjëherë. Lemza nuk është një fenomen patologjik, megjithatë nëse zgjat shumë duhet të flisni me mjekun pediatër. Mbani mend se mënya më e mirë për ta qetësuar është thithja e gjirit.

Lexo edhe: A e ze lemza femijen ne barkun e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X