Si t’i ndihmojme femijet te mesojne ngjyrat?

0 0

Njohja e ngjyrave është një aftësi e rëndësishme. Njerëzit i përdorin shpesh ngjyrat për të përshkruar sende. Për shembull, një person që jep udhëzime mund të thotë: “kthehu në të majtë, pas shtëpisë së verdhë”. Shenjat e trafikut janë me ngjyra, tabelat që mbajnë emrat e rrugëve janë me ngjyra.
Fëmijët gjithashtu duhet të kuptojnë edhe mënyrën se si kombinohen më bukur dhe më me shije ngjyrat. Kjo do t’i ndihmojë të vishen me llojet e rrobave që shkojnë së bashku, si dhe për të vizatuar dicka.
Ngjyrat janë të bukura, por ato gjithashtu na japin edhe informacione të ndryshme, për shembull shoferët duhet të ndalojnë kur shikojnë tabelën ose dritën e kuqe. Ngjyrat na tregojnë edhe kur ushqimet janë të prishura. Kur shikojmë një cope buke me ngjyrë gri, kuptojmë që nuk duhet ta hamë atë. Shenjat e kuqe në trup u tregojnë prindërve dhe kujdestarëve që fëmija është i sëmurë.
Ngjyrat na ndihmojnë gjithashtu të zgjidhim probleme. Për shembull, një doktor mund të pyesë për ngjyrën e lëkurës së fëmijës: “Është blu? Është e verdhë e hapur? Është e kuqe?”. Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve do të sqarojë problemin. Ngjyrat gjithashtu mund të tregojnë nëse ka një problem, për shembull si është qielli? Do të bjerë shi? Përgjigjet për këto pyetje do t’ju tregojnë sesi duhet të visheni dhe të përgatiteni për ditën.
Aktivitete për fëmijët për të mësuar ngjyrat
– Përdorni stinët për të mësuar më lehtë ngjyrat, e bardha në dimër, e verdha dhe portokallia në vjeshtë, jeshilja në pranverë etj.
– Përdorni kuti, letra, kuba dhe lapsa me ngjyra, për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të emërojnë ngjyrat e ndryshme.
– Kërkojini fëmijës t`ju tregojë me gisht sende të ndryshëm që përfaqësojnë ngjyra të veçanta, si për shembull e gjelbra. Më pas pyesni nëse libri është i gjelbër, ose nëse lapsi është i gjelbër. I tregoni ngjyrat, ndërkohë që jeni duke udhëtuar me makinë, duke shëtitur jashtë shtëpisë.
– Zgjidhni një ngjyrë për çdo ditë të javës. Bëni projekte dhe lexoni libra për atë ngjyrë. Kërkoni fëmijës t’jua tregojë këtë ngjyrë kur dilni shëtitje, apo jeni në një dyqan.
– A keni ndonjë të afërm, mikun tuaj që merret me ngjyrat në një mënyrë të veçantë (piktor, dizenjator, bojaxhi)? Kërkojini këtij personi që të flasë për punën e vet me fëmijën tuaj.

Lexoni dhe: Kur dhe si ta mësoj fëmijën të shkruajë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X