Prinder, zgjidhni me kujdes ngjyrat e duhura per femijet!

0 0

Lapsat me ngjyra janë shumë të domosdoshme në momentin që fëmija rritet sepse do ta ndihmojnë atë të zhvillohet, luajë, të ketë kreativitet si edhe të fitojë një edukim të mirë. Edhe pse shpesh i japim më shumë rëndësi teknologjisë, ngjyrosja duhet të zërë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e fëmijës.

Lapsat me ngjyra e ndihmojnë zhvillimin psikofizik të fëmijës, prandaj duhet të zgjidhen me kujdes!

Me anën e lapsave me ngjyra fëmija mëson të shprehet por jo vetëm. Nga këndvështrimi psikologjik, ngjyra dhe vizatimi e ndihmojnë fëmijën të tregojë atë që është. Ai fillon të mësojë të përdorë ngjyrat si edhe të praktikojë dorën për të zbatuar komandat e trurit. Sa më parë të mësojë të përdorë ngjyrat aq më të lehtë do ta ketë të mësojë shkronjat, ndërkaq fëmija mëson si të kujdeset për pajisjet e vizatimit. Fëmija në këtë mënyrë mëson si të jetë më tepër kreativ dhe përgatitet më mirë për në shkollë.

Si ta organizojmë kohën e vizatimit dhe ngjyrosjes?

Fëmija në më të shumtën e kohës duhet të lihet të vizatojë dhe ngjyrosë në mënyrën e tij dhe më pas mund ta diskutoni bashkë atë që ka bërë. Në tavolinë duhet të ketë njëfarë rregulli që fëmija të vendosë lapsat dhe fletët në vendin e tyre. Në këtë mënyrë ai mëson edhe si të organizohet. Lapsat që duhet të zgjidhni janë ato prej druri të fortë dhe që nuk thyhen me lehtësi. Trashësia e tyre të jetë minimale duke qënë se edhe gishtat e fëmijës janë të vegjël dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë për ta kapur. Evitoni llojet e tjera të cilat fëmija mund t’i kafshojë dhe për pasojë boja të futet në gojën e tij. Kutia do të ishte mirë të përmbante sa më shumë ngjyra në mënyrë që ai të mësonte t’i dallonte gradualisht.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X