Si t’i motivojmë fëmijët edhe kur bëjnë gabime? Këshilla nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Ishte një pasdite e zakonshme teksa duke u kthyer për në shtëpi, në lulishten përballë Presidencës në kryeqytet, pashë një familje shumë të bukur të përbërë nga prindërit e dy fëmijët e tyre.

Vajza po qëndronte me babin, ndërsa djali pak më i madh me mamin.

Djali kishte skicuar një lojë me prosto, siç dikur, kemi bërë edhe ne në fëmijëri ndaj e shikoja teksa demonstronte lojën. Ai mund të ishte rreth pesë vjeç dhe ishte mëse e kuptueshme që mund të bënte gabime gjatë lojës.

Por, ajo që më bëri shumë përshtypje nga ajo skenë ishte fakti se e ëma, edhe pse ishte larguar shumë nga bashkëshorti dhe vajza, ndërkohë që ata po e prisnin, qëndronte stoike pranë të birit. Me shumë delikatesë ajo po përpiqej t’i mësonte lojën, pa i vënë në dukje në asnjë moment se ai po e bënte gabim.

Në fakt, gabimet e tij ishin të dukshme (të kuptueshme për një fëmijë në atë moshë, që ndoshta e provonte lojën për herë të parë), por ajo me shumë entuziazëm i thoshte: Bravo! Je i mrekullueshëm! Veprove mirë, por herën tjetër këtë bëje kështu (duke i rregulluar gabimet).

Dhe nëna priste e qëndronte aty derisa djali ta bënte lojën siç duhej.

Ai e provoi disa herë, shumë prej të cilave gabim, por e ëma vazhdonte t’i thoshte bravo dhe ta inkurajonte ta përsëriste derisa ta bënte siç duhej.

Kaluan kështu disa minuta e deri në tentativën e fundit, vogëlushi e kishte mësuar mirë si duhej bërë hedhja në lojë.

Në atë moment kuptova sa i rëndësishëm është stimulimi që prindërit i bëjnë një fëmije. Sa inkurjauese mund të jetë këmbëngulja e një prindi dhe mbështetja e tij në suksesin e një fëmije.

Nga ana tjetër mendova si do të ndihej fëmija, nëse e ëma do t’i vinte në pah paaftësinë që herën e parë!

Si duhet të sillemi me fëmijët në të tilla situata?

Këshilla nga psikologia Lorela Garuli

Durimi që kërkon mirërritja dhe edukimi i një fëmije është shpeshherë sfidë më vete; por është pikërisht ky durim i pakufi dhe i palodhur celësi i një prindërimi të mirë efikas.

Për të rritur fëmijë të qetë dhe të shëndetshëm psikologjikisht, motivimi i vazhdueshëm i prindërve dhe nxitja e besimit tek aftësitë e të vegjëlve, është shumë e rëndësishme.

Në këtë pikë, sjelljet shumë ndihmuese për të rritur fëmijë me vetëbesim kanë të bëjnë me mënyrën sesi prindi i përgjigjet gabimit dhe vështirësive të ndryshme që has fëmija.

Një prind që e inkurajon, që i shkon pas fantazisë dhe lojës së fëmijës, që pranon ritmin e tij pa e krahasuar me fëmijë të tjerë, që është pranues, që nxit tolerancën dhe komunikimin, padyshim që ofron një model shumë të përshtatshëm. Do të thotë se mbështetja e pakushtëzuar, por mbi të gjitha motivimi, e ndihmojnë fëmijën të krijojë besim tek vetja, tek familja, mjedisi, duke e perceptuar realitetin dhe botën në të cilën jeton, një vend më të sigurt e mbështetës.

Lexo edhe: 10 menyra per ta bere femijen te fitoje vetebesim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X