Si te rrisim vetebesimin tek femijet?

0 0

Femijet nuk jane kukulla, por njerez te vegjel. Jane te ndjeshem, te frikesuar, euforike, kurioze. Per ta gjithcka eshte e re dhe e mrekullueshme. Por, kur frika ndaj dickaje eshte e larte, vetebesimi eshte i ulet. Kete duhet te mos e harroje asnje prind.
Femijet nuk duhet te trajtohen nga prinderit sikur ata te ishin robote te vegjel te gatshem per tu komanduar prej tyre. Ata kane nevoje te mesojne te jene “elastike” per te dashur veten e tyre dhe per te treguar kujdes per te tjeret, per te mesuar te vleresojne dicka qe kane humbur dhe per te mesuar te kthejne humbjet ne fitore. Ata kane nevoje te rrisin vetebesimin e tyre dhe detyren per ta bere kete e kane prinderit.
Frazat qe cdo prind duhet t’i thote femijes se tij:
1- Te dua!
Dashuria qe prindi mund t’i jape femijes nuk eshte asnjehere teper. Ju duhet ti thoni shpesh femijes se e doni shume dhe se eshte gjeja me e cmuar ne jeten tuaj. Behuni “fansi” i tyre kur jeni ne publik.
Dashuria juaj i jep femijes kurajo, i lejon at ate bejne gabime, i bene ata te ndihen mire si dhe te prodhojne ndjenja lumturie. Dashuria juaj zhvillon personalitetin e tyre si dhe ju jep atyre shprese. Ajo i ndihmon ata te mposhtin friken dhe te krijojne siguri ne vetvete. Nese ju i jepni dashuri femijes tuaj, ata do te mesojne te duan te tjeret.
2- Jam krenare per ty!
Per te rritur vetebesimin e femijes tuaj duhet t’i tregoni atij aprovimin tuaj. Femija juaj ka nevoje per mbeshtetjen tuaj ne ate qe ben ose do te beje. Edhe pse shpesh nuk do te jeni dakord me ate qe femija juaj do te kete deshire te beje, ju duhet t’i tregoni atij se jeni krenare per perpjekjet qe ai ben per te qene i pavarur.
3- Gabova, me fal!
Nese pranoni para femijes tuaj se keni gabuar per dicka ne drejtim te tij, ju i mesoni atij se jeni njeri dhe mund te gaboni. Ata do te kuptojne se nese gabojne ne dicka duhet ta pranojne duke mesuar te permiresojne mangesite qe kane. Femija juaj me anen e kesaj sjellje qe ju beni do te kuptoje se te mos jesh perfekt nuk eshte dicka e pazakonte, kjo sjell rritjen e vetebesimit te tyre.
4- Te fal!
Ndonjehere edhe te rriturit bejne gjera qe nuk duhet t’i bejne, thone dicka qe nuk e mendojne, humbin kohe me gjera te kota, nuk arrijne te realizojne nje qellim qe ata kane, nuk mbajne premtimet, harrojne gjera te rendesishme… njesoj si femijet.
Por, asnje njeri nuk ka deshire t’i permendet apo te vleresohet nga nje gabim i bere, asnje njeri nuk ka deshire te “poshterohet” para dikujt tjeter per gabimin qe ka bere, apo te ndeshkohet perjete per te.
Prindi duhet t’i mesoje femijes cilat mund te jene pasojat e nje sjellje te gabuar, por pa harruar se edhe femijet kane ndjenja. Eshte detyra juaj si prind t’i tregoni femijes tuaj se i doni pavaresisht gabimeve qe ata bejne, dhe qe i doni edhe kur jeni te nxehur me ta. I falni gabimet e femijes tuaj dhe mos i denoni.
5- Jam duke te degjuar
Eshte shume e rendesishme te degjoni me vemendje femijen tuaj. Duke i degjuar ju do te keni mundesi te njihni mendimet dhe emocionet e tyre, mund te kuptoni kush eshte ne te vertete femija juaj. Duke njohur boten e tyre te brendshme ju do ta keni me te lehte te hyni ne kontakt me ta, si dhe te krijoni nje lidhje te perhershme. Per t’i treguar femijes qe po e degjoni, perserisni here pas here frazen e fundit qe ai eshte duke thene ne ate moment. Kjo do ta beje ate te ndihet i rendesishem.
Ne te kundert femijet te cilet prinderit e tyre nuk i degjojne, ndihet te menjanuar dhe krijojne lidhje jo te sigurt me prinderit e tyre.
Duke e degjuar femijen ju i mesoni atij sa i rendesishem eshte per ju. Ju duhet te mbani mend se femija juaj eshte ose nuk eshte si ju! Dhe per pasoje do te doje te beje dicka ndryshe nga ajo qe do te donit te benit, per kete ju duhet ta degjoni si mendon ai te beje dicka pastaj te vendosni. Ne kete menyre ai meson si te zgjidhe pa ndihmen tuaj nje problem qe mund te kete.
6- Kjo eshte pergjegjesia jote
T’i mesoni femijes pergjegjesite eshte pjese e rritjes dhe zhvillimit te tij. Ju duhet t’i mesoni ata te jene te pergjegjshem per vedimet qe marrin si dhe veprimet qe bejne, do te kuptojne keshtu cilat jane veprime te drejta dhe cilat jane te gabuara. Keshtu ata do te mesojne si te jene te pergjegjshem ne te ardhmen. Per ta bere kete ju duhet t’i shprehni atij besimin tuaj ne aftesite e tij.
Nese femija nuk meson ndjenjen e pergjegjesise, nuk do te mesoje kurre si ta ndertoje jeten ne menyren e duhur.
7- Ke gjithcka qe nevojitet per te arritur suksesin
I mesoni femijeve tuaj te vleresojne forcen dhe dobesite e tyre per t’u ndjere me mire me veten e tyre. Femijet tuaj do te perballen me jeten me me shume gezim nese jane ne dijeni se kane gjithcka qe ju duhet per te pasur sukses.
I inkurajoni ata te kene besim tek vetja e tyre. Vleresoni dhe lavderoni mundin qe ata bejne per te arritur dicka, si dhe i mbeshtesni kur ata deshtojne ne dicka. Ju duhet t’i mesoni femijeve tuaj se humbja eshte nje forme e suksesit, pasi keshtu ata do te mesojne te jetojne nje jete te qete.
Edukimi i femijes duhet te kete si baze dhenien e dashurise dhe jo ndeshkimet. Nese ju do te “shtypni” besimin e tyre ne vetvete, ata do vuajne nga kjo gje gjithe jeten. Ju nuk duhet te harroni se ai femije nje dite do te rritet dhe do ta kete te veshtire ose gati te pamundur ta shikoj veten ndryshe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X