Si t’i bejme banje femijes?

0 0

Të porsalindurit nuk kanë nevojë te lahen çdo ditë për arsye higjiene, por banja është një moment kënaqësie për fëmijën pasi i kujton qëndrimin në lengun amniotik brënda uterusit, dhe gjithashtu i lejon një kontakt më të gjatë me prindin.
Momenti me i mirë për ti bërë banjë fëmijës
Momenti më i mirë për ti bërë banjë fëmijës është mbrëmja, para ushqimit. Kjo duhet bërë gjithmonë në një orar fiks ndërsa nëna është e qetë, pasi kjo do të mundësonte krijimin e një rutine të përditshme, gjë e cila do të ndihmonte edhe për një gjumë më të mirë të fëmijës.
Temperatura e ujit duhet të jetë rreth 37 gradë, pra e përafërt me atë të trupit të fëmijës. Për te bërë banjën e fëmijës këshillohet të përdoret një vaskë e posaçme për fëmijët (govate), brënda se cilës ju mund të vendosni nje mbajtese plastike. Vendosja e mbajtëses do të mundesojë një pozicionim me të mirë te femijës brënda në ujë dhe për pasojë do të lehtësojë punën e nënës, sidomos nëse është fëmija i saj i parë.
Ambienti duhet te jetë i ngrohtë dhe i rehatshëm. Për të larë fëmijën nuk është i nevojshëm perdorimi sfungjerit, mjafton dora e nënës si dhe një sasi e vogël shampoje, e cila në momentet e para pas lindjes nuk duhet aplikuar direkt në lëkurën e fëmijës por duhet tretur fillimisht në ujë.
Si duhet ta mbajmë fëmijën?
Nëse nuk dispononi një mbështetëse për fëmijën mund ta mbani fëmijën të mbështetur në njërin krah. Pasi keni përgatitur ujin futeni fëmijen brënda dhe më pas ja kaloni krahun tuaj te majtë prapa shpatullave duke e mbajtur nga sqetullat, në mënyrë që të keni dorën e djathtë të lirë për ta larë. Pasi fëmija të jetë rritur pak (rreth 3 muajsh) mund të fusni në govatë edhe lodra plastike. Banjoja nuk duhet të zgjatë më shumë se disa minuta.
Pas banjos
Pasi të keni mbaruar së lari fëmijën është e rëndësishme ta thani mirë, jo duke e fërkuar por duke e prekur butë. Tharja duhet bërë në mënyrë perfekte sidomos në zona që përthyhen, pasi në të kundërt ato mund të çahen lehtësisht. Për të tharë veshët mund të përdorni një facoletë, duke e kaluar atë brenda dhe jashtë veshit në mënyre që të mos i shkaktoni ndonjë lezion.
Mund të përdor krem hidratues?
Pas banjos nuk është i nevojshëm përdorimi i një kremi hidratues. Ai duhet përdorur vetëm në ato raste kur lëkura e fëmijës është e thatë, kjo vetem me këshillën e pediatrit. Nëse dëshironi t’i bëni masazh fëmijës mund të përdorni vajin e bajameve të ëmbla. Gjatë ndërrimit të përditshëm të bebelinës nuk këshillohet përdorimi i kremrave me përqendrim të lartë të oksidit të zinkut. Kjo preferohet vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me eritrema.
Mund t’i bëj banjo fëmijës nëse është sëmurë?
Nëse fëmija duket se ka dëshirë mund t’i bëhet banjë edhe nëse është i sëmurë apo ka temperaturë, mjafton që të kujdeseni që dhoma dhe uji të kenë temperaturën e duhur.

Lexoni edhe: Sa here ne dite duhet te ndryshohet bebelina e femijes? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X