Si te zgjedhim pediatrin e femijes?

0 0

Nga mosha 0-13vjeç mjeku që vizton fëmijën është mjeku pediatër, por ka vende në të cilat kjo gjë ndodh deri në moshën 14-18 vjeçare.

Ndjekja e fëmijës nga një pediatër i vetëm gjatë gjithë periudhës së rritjes përbën një avantazh shumë të madh, pasi ai do të dijë të gjitha problemet shëndetësore, ecurinë e zhvillimit të fëmijës, alergjitë e mundshme, mënyrën si fëmija reagon ndaj medikamenteve etj. Nëse në një moment të caktuar fëmija juaj do të ketë nevojë të vizitohet nga një mjek specialist (dermatolog, akulist, alerolog, otoped etj), duhet të jetë mjeku i fëmijës që do t’ju udhëzojë. Evitoni kryerjen e vizitave të fëmijës në mjekë të ndryshëm, kjo nuk është aspak në favorin tuaj.

Si të zgjedhim pediatrin e duhur?

Zakonshte fëmija ka një mjek pediatër të caktuar që në momentin e lindjes, megjithatë prindi është i lirë të zgjedhë atë vizitojë fëmijën në një mjek tjetër nëse mendon se ai është i duhuri. Mjeku duhet të jetë në gjendje të përgjigjet jo vetëm ndaj problemeve shëndetësore të fëmijës, por të jetë në gjendje të japë edhe një zgjidhje në rast se fëmija paraqet problem psikomatike, vështirësi në mësime apo marrëdhëniet me bashkëmoshatareët e tij etj.

Si duhen bërë vizitat?

  • Cdo muaj gjatë vitit të parë të jetës;
  • Cdo 6 muaj gjatë vitit të dytë të jetës;
  • Një kontroll në vit deri në moshën e adoleshencës.

Disa këshilla

E zgjidhni pediatrin duke marrë në konsideratë edhe opinionet e personave tuaj të afërt të cilët kanë zakone të njëjta me tuajat. Vëzhgoni mënyrën si punon ai, nëse duhet të lini më parë një takim, nëse ofrohet t’i përgjigjet telefonatave tuaja në çdo moment, sa ditë në javë punon etj, pra mësoni gjithcka rreth tij. Gjatë vizitës duhet të jeni të përpikta dhe nuk duhet të zgjasni vizitën shumë kohë nëse nuk është vërtet e domosdoshme

Lexoni dhe: Letër për pediatrin e fëmijëve të mi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X