Nëse keni pak kohë që keni sjellë në jetë një bebe apo prisni ta sillni, me siguri jeni edhe të shqetësuara në lidhje me veshjen e duhur tani që temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm. Ky shqetësim zakonisht lidhet me frikën se mos fëmija nuk vishet mjaftueshëm dhe sëmuret.
Të porsalindurit nuk kanë nevoja të njëjta me ato së të rriturve
E madje as me ato të fëmijëve më të mëdhenj se ata. Ju do ta kuptoni nese femija ka vape, per shembull duke prekur pjesën e qafës ose pas veshit, kur ajo është e ftohtë duhet ta mbuloni edhe pak më shumë. Nëse duart e të porsalindurit janë të ftohta nuk duhet të shqetësoheni pasi nuk tregon se ai ka ftohtë, por ai nuk është ende i aftë të vetërregullojë temperaturën e trupit. E njëjta gjë edhe për këmbët.
Si duhet ta veshim beben? (0-3 muajsh)
Vetëm gjatë ditëve të para i porsalinduri do të ndiejë të ftohtë dhe ju këto ditë do t’i kaloni në spital. Me kthimin në shtëpi nuk duhet t’i mbuloni shumë pasi mund edhe t’i sëmurni. Mos harroni se fëmijët kanë veshur edhe bebelinën, e cila e rrit edhe më shumë temperaturën trupore te fëmijës. Gjatë verës fëmija duhet të ketë veshur vetëm një trupore ose një kanatjere dhe asnjëherë nuk duhet të qëndrojë pa asnjë veshje. Këshillohet të përdoret pambuku i hollë. Mos përdorni çorape, por nëse dilni në diell duhet t’i vendosni fëmijës kapele.
Lexoni dhe: Perse gjate veres femijet kane me teper shpenzime?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu