Perse gjate veres femijet kane me teper shpenzime?

0 0

Të rritësh një fëmijë kërkon edhe një kuotë të caktuar mujore e cila shkon për të plotësuar të gjitha nevojat e tij. Sipas disa studimeve, këto shpenzime do të jenë edhe më të mëdha gjatë stinës së verës, por përse kështu?

Shkollat dhe kampet vetore

Gjatë stinës së verës fëmijët nuk shkojnë në shkollë e madje edhe shumë kopështe mbyllen për të rifilluar aktivitetin në muajin shtator. Duke qënë se prindërit shkojnë në punë atëherë e shikojnë si një mundësi të mirë kampin apo shkollën verore, e cila ofrohet kundrejt një pagese. Kjo do të jetë një kosto shtesë për familjen e fëmijës, e cila nuk paguan për shkollën apo paguan një tarifë simbolike nëse fëmija shkon në kopësht shtetëror.

Shumë prindër preferojnë një dado

Ekpsertët tregojnë se jo të gjitha familjet i dërgojnë fëmijët e tyre në kampe verore dhe disa preferojnë të kontaktojnë një dado e cila gjithashtu do të ketë një pagë mujore. Pra nëse fëmija shkon në kamp prindi duhet të paguajnë mesatarisht 10 000 lek të reja (apo edhe më tepër) në muaj, dhe nëse punëson një dado rreth 20 000 lek të reja në muaj, kosto e cila gjatë stinës së verës është shtesë.

Po nëse fëmija qëndron në shtëpi?

Sipas studimeve edhe kjo ka shpenzimet e veta të cilat pasqyrohen tek faturat e dritave dhe internetit duke qënë se pajisjet elektroshtëpiake do të përdoren më tepër, duke përfshirë këtu edhe lavatriçen, hekurin të cilat përdoren më shpesh. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë plazhin, shëtitjet e pasdites dhe të gjitha sendet që fëmijës i nevojiten në verë (krem dielli, locion kundër mushkonjave etj).

Sa ju kushton prindërve qëndrimi i fëmijës në shtëpi gjatë verës?

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë sa një pagë mujore minimale. Pra mund të themi se gjatë muajit Korrik dhe Gusht do ta keni pothuajse të pamundur të kurseni!

Cfarë mund të na thoni në lidhje me shpenzimet tuaja në stinën e verës? Si dhe sa rriten ato krahasuar me muajt e ftohtë të dimrit?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X