Ushqyerja me gji është diçka shumë e rëndësishme për shëndetin e fëmijës dhe të nënës, megjithatë edhe ky proçes mban brenda vetes vështirësitë e tij. Shpesh nëna mund të ndeshet me probleme të caktuara gjatë gjidhënies edhe pse në vetvete ky është proçesi më natyral që eksizton.
Ushqyerja me gji për disa nëna mund të jetë tepër e vështirë. Ja përse!
Pozicionimi jo i mirë. Një vendosje jo e mirë në gji, ose një infeksion ose stres i përjetuar nga nëna, mund të shkaktojnë fryrje dhe bllokim të gjinjve, mastit, candida, apo edhe probleme të tjera që mund të vështirësojnë proçesin.
Dhimbjet e thithave. Gjatë ushqyerjes me gji gruaja mund të ndiejë një dhimbje të fortë tek thithat e cila është edhe më e fortë në momentin e thithjes. Në momentin e thithjes nëna mund të ndiejë një dhimbje sikur thithat do të këputen në çdo moment.
Ragadet e gjirit. Ky është shqetësimi dhe frika më e madhe e nënave të reja. Bëhet fjalë për lezione (plagë) që pozicionohen në qendër të thithit ose në anësoret e tyre. Këto lezione mund të rrejdhin gjak dhe shoqërohen me dhimbje të mëdha dhe të vazhdueshme. Ky problem zakonisht krijohet nga vendosja e gabuar e fëmijës në gji, apo për shkak të ndonjë problemi në formën e gjoksit të nënës, gjë e cila vështirëson ecurinë e mirë të gjidhënies.
Edhe pse shpesh nënat e reja heqi dorë nga ushqyerja me gji për një sërë arsyet, na duhet të theksojmë se edhe 3 vështirësitë e mësipërme ndikojnë në këtë fakt. Megjithatë, na duhet t’ju këshillojnë ju nëna të reja, se kjo nuk është zgjedhja e duhur. Në të vërtetë ju duhet të merrni informacionin e duhur në lidhje me veprimet që duhet të bëni për ta bërë ushqyerjen e fëmijës tuaj në mënyrën e duhur. Nëse ka një dhuratë të çmuar që mund të bëni për fëmijën tuaj është pikërisht kjo!
Lexo dhe: Gjidhënia mbron nënat nga sëmundjet e mëlçisë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu