Si të trajtojmë temën e koronavirusit me fëmijët, të kuptojmë gjendjen e tyre dhe aktivitete që mund të bëjmë në shtëpi/ nga psikologia Lorela Garuli

0 4

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në përfundime më alarmante sesa e vërteta, kështu që për këtë arsye, në radhë të parë, të rriturit, prindërit, duhet të informohen nga burime të sakta e të sigurta siç është OBSH-ja përpara se t’i shpjegojnë fëmijës situatën.

  • Të flasim me fjalë që janë të njohura dhe familjare për ta si psh: grip, ftohje, kollë, temperaturë e jo në terma që fëmijët mund të mos i kuptojnë, pasi ankthi nga e panjohura është shumë i rrezikshëm.
  • Për këtë arsye është e nevojshme të flitet, të kuptohet rëndësia e situatës, duke mos bërë sikur nuk po ndodh gjë, por edhe duke mos shtuar frikën dhe trembjen.Informohuni nga burime të sakta dhe të sigurta, psh nga OBSH për atë që do i shpjegoni fëmijës.
  • Kur të flisni për virusin, shpjegojini rëndësinë e masave mbrojtëse dhe parandaluese.
  • Nxitini të heqin cdo paqartësi duke ju pyetur dhe jo duke kërkuar përgjigje nga burime të tjera informacioni.
  • Nëse pyesin psh a ka kurë, mund t’i shpjegoni që shkencëtarët po përpiqen ta gjejnë por ndërkohë duhet të ndjekin rregullat përkatëse të higjienës.
  • Përpiquni të jeni vetë të qetë, emocionet e fëmijëve janë pasqyrë e tuajave.
  • Përpiquni të mos flisni më shumë sesa duhet për këtë temë.
  • Mos fajësoni askënd; mllefi dhe zemërimi nuk ndihmon kontrollin dhe qetësimin e situatës.
  • Tregojini dhe për numrin e njerëzve që kanë qenë të infektuar por janë shëruar, është shumë e rëndësishme të mos humbet besimi!

Si të kuptojmë çfarë ndjen fëmija?

Më poshtë gjeni një teknikë të thjeshtë të cilën mund ta përdorim në formë loje. Qëllimi i saj është të na ndihmojë ne si të rritur të kuptojmë më mirë se çfarë e ndihmon fëmijën për t’u ndjerë i sigurt dhe të përpiqemi të rikrijojmë atë mjedis me anë të lojërave dhe lodrave, duke improvizuar brenda kontekstit familjar.

Teknika është si më poshtë:

“Ftoni fëmijën tuaj të imagjinojë ose të vizatojë një vend, situatë, që për të është i sigurt/i rehatshëm. Më pas, kërkojini ta përshkruajë atë. Në mënyrë që të kemi një ide më të plotë për motivet e kësaj zgjedhjeje të fëmijës, mund ta pyesim: Si është aty? Çfarë i pëlqen më shumë?, Kush tjetër është aty me të?, Çfarë sheh, nuhat, dëgjon, ndjen?

Ide aktivitetesh/lojërash për fëmijët për t’u bërë gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi

Megjithatë, masa kryesore e marrë në këtë situatë është izolimi, i cili gjithashtu mund të shkaktojë ndjesi negative, krahas vetë virusit që është problemi fillestar. Psikologia Lorela Garuli na jep disa ide akrivitetesh e lojërash për të bërë me fëmijët gjatë kohës që qëndrojmë mbyllur në shtëpi.

  1. Të përgatitet një ëmbëlsirë bashkë me fëmijët.
  2. Të mbillet një lule e vogël në vazo në ballkon.
  3. Sistemim/dekorim i dhomës së fëmijëve.
  4. Surpriza dhe “mesazhe sekrete” nëpër shtëpi (“në kërkim të thesarit”).
  5. Mund të shihen albume fotosh të vjetra, kujtime, letra, dëftesa, etj.
  6. Të treguarit e barsaletave/gjëegjëzave/ proverbave.
  7. Vizatime, ngjyrosje dhe piktura.
  8. Ushtrime fizike.
  9. Krijimi i varëseve/byzylykëve artizanalë me rruaza, kopsa.
  10. Të hiqen lodra/rroba të vjetra që nuk përdoren më.
  11. Të shkruhen kartolina.
  12. Të përpiqen të shkruajnë një poezi apo tregim.
  13. Të luajnë me pantomime.
  14. Të vishet si një superhero apo personazhi i parapëlqyer.
  15. Inskenim i një përralle të thjeshtë ku fëmijët interpretojnë personazhet përkatës.
  16. Tangram (lojë me forma për kujtesën vizuale).
  17. Lojë me rima (një anëtar i familjes nis lojën me një fjalë, të tjerët duhet të gjejnë një që rimon).
  18. Gjeje se c’po mendoj: mendo një objekt/kafshë/profesion dhe fëmija duhet ta gjejë duke bërë pyetje që përgjigjja është vetëm po-jo.
  19. Shah apo “Mos u nxeh”.

Lexo edhe: Nëna me kronavirus sjell në jetë një fëmijë, del rezultati i bebit



  1. Si të trajtojmë temën e koronavirusit me fëmijët, të kuptojmë gjendjen e tyre dhe aktivitete që mund të bëjmë në shtëpi/ nga psikologia Lorela Garuli – Pergrate

    […] Si të trajtojmë temën e koronavirusit me fëmijët, të kuptojmë gjendjen e tyre dhe aktivitete … […]

  2. A duhet të rrinë fëmijët me gjyshërit mes rrezikut të koronavirusit? – Gazeta Shëndeti

    […] Lexo edhe: Si të trajtojmë temën e koronavirusit me fëmijët, të kuptojmë gje… […]

  3. Mburoja për të porsalindurit që të mbrohen nga koronavirusi – Gazeta Shëndeti

    […] Nënat në të gjithë botën vazhdojnë të lindin në rrethana të papërjetuara më parë. Spitalet gjithashtu vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë se si t’i mbrojnë më mirë këta fëmijë të porsalindur. Ndërsa shumë spitale kanë modifikuar politikat e tyre të vizitorëve dhe kanë zbatuar masa të tjera paraprake, disa spitale në Tajlandë po japin mburoja të vogla fytyre për të sapolindur për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre kundër COVID-19. […]

  4. Fëmijës sim të vetëm, gjatë qëndrimit në karantinë – Gazeta Shëndeti

    […] na kanë siguruar se do të jeni mirë. Fëmijët janë natyrisht qenie që duan të shoqërohen, por gjithashtu janë  […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse duhet të vaksinohen fëmijët...

Pandemia COVID-19 (koronavirus) e ka bërë të vështirë vazhdimin e mirëmbajtjes rutinore të shëndetit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një operacion jo shuëm të rrezikshëm, një vizitë urgjence apo edhe...

Rikthimi në shkolla e kopshte...

Rikthimi ose jo në shkolla në muajin shtator mbetet një vendim që do të merret nga ekspertët, megjithatë, nëse mësimi do të rifillojë notmalisht, pediatrit kanë disa këshilla. Federata Italiane...

Stresi nuk i dëmton fëmijët,...

Ndër prioritetet e prindërve, sigurisht është të garantojnë një fëmijëri të qetë për fëmijët e tyre, duke u kursyer atyre momente të vështira dhe raste të dhimbshme. Në fakt, sipas...

Fëmijët janë të vetëdijshëm se...

Kur shohim që fëmijët të luajnë, ne shpesh habitemi nga intensiteti dhe angazhimi i tyre. Fëmijët përjetojnë kënaqësi kur luajnë dhe krijojnë një botë imagjinare. Grupi PALS (Studiuesit e mësimit...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X