Luani me një kafshë shtëpiake
Kjo mund të jetë një nga terapitë më të mira. Kur i kushtoni kohë një kafshe, ju kujdeseni për diçka tjetër, veç vetes dhe kjo mund të jetë “shëruese” për problemin tuaj.
Hani shëndetshëm
Nuk ka asnjë ushqim të caktuar që lufton depresionin, por një dietë e shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese, me shumë fruta e perime do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
Zgjidhni ushqime që ndikojnë në humor
Disa studime thonë se omega 3 dhe vitamina B 12 ndikojnë pozitivisht në trurin e njeriut. Salmoni, peshku ton, arrat, soja dhe perimet e gjelbra janë të pasura me këto lëndë.
Karboihdrate të shëndetshme
Këto i merrni nga frutat e perimet dhe mund të rrisin ndjesinë e mirëqenies shpirtërore. Në këtë mënyrë merrni edhe fibra.
Pini më pak kafe
Kafeina mund t’ju bëjë nervozë e të shqetësuar. Pakësimi i sasisë që konsumoni zvogëlon shanset për depresion dhe ju garanton gjumë më të qetë.
Merreni në konsideratë dhimbjen tuaj
Kur ndodh diçka e keqe, nuk mund të ruash gjendje të mirë shpirtërore. Kështu që trajtojeni problemin tuaj. Konsultohuni me një mjek ose të afërm.
Ushtrohuni fizikisht për t’u ndjerë mirë
Vini trupin në lëvizje. Shëtitni me një mik, bëni aktivitet fizik dhe do të ndiheni më mirë gjatë ditës dhe gjatë natës.
Zgjidhni aktivitetet që ju pëlqejnë
Nëse zgjidhni të bëni diçka që pëlqeni do të jeni më të motivuar të vazhdoni më tej.
Kryeni aktivitet në shoqërinë e personave të tjerë
Lidhjet me njerëz të tjerë mund t’ju ndihmojnë ta kaloni më lehtë depresionin. Bëhuni grup e mbani kontakte të vazhdueshme me ta.
Sigurohuni të merrni mjaftueshëm rreze dielli
Ju ka ndodhur të keni çrregullime emocionale gjatë ditëve të ftohta e të zymta? Kjo ndodh shpesh në dimër kur dielli nuk është shumë i fortë. Këtë mund ta zëvendësoni duke marrë suplemente shtesë të vitaminës D.
Eksploroni kreativitetin tuaj
Piktura, fotografia, muzika ose thurja mund të jenë pasionet tuaja, që nuk i keni njohur deri më sot. Provoni diçka që ju pëlqen. Synimi nuk është të arrini perfeksionin, por të shprehni atë që keni në mendje e të zbuloni ndjenjat tuaja.
Gjeni kohë për t’u qetësuar
Ndonjëherë stresi dhe ankthi mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj. Mësohuni se keni nevojë për relaks për të rigjetur ndjenjën e qetësisë. Mund të bëni yoga ose të meditoni, ose thjesht të dëgjoni muzikë e të bëni dush.
Përfshihuni në komunitet
Kur kaloni kohë me njerëz me të cilët ju bashkojnë disa qëllime, mund t’ju lindin interesa të reja. Do të ndiheni mirë të takoni njerëz të rinj e të bëni gjëra të reja.
Mbani afër miqtë dhe familjen
Njerëzit që ju duan do t’ju mbështesin. Nëse vendosni barriera mes jush ata nuk do të kenë mundësi t’ju gjenden pranë. Flisni me ta, do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
Flini gjumë sa duhet
Depresioni e bën të vështirë shlodhjen dhe pushimin e duhur. Disa flenë shumë pak, e të tjerë flenë pjesën më të madhe të kohës. Filloni të stabilizoni gjumin, duke shkuar për të fjetur çdo natë në të njëjtën orë.
Shmangni alkoolin dhe drogat
Ato mund ta ngadalësojnë shërimin tuaj nga depresioni ose ta përkeqësojnë atë. Nëse keni varësi ndaj këtyre substancave, kërkoni ndihmë.
Kërkoni ndihmë mjekësore
Këshillat e sipërpërmendura ju ndihmojnë të ndiheni pozitivë, por nuk mund të zëvendësojnë trajtimin mjekësor.
Lexo edhe: Sa zgjat depresioni pas lindjes?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu